Djali sulmon fizikisht babanë

68 vjeçari me inicialet N.R nga fshati Gradec, ka denoncuar birrin e tij, personin me inicialet MR (34 vjeç), për shkaktim të dhunës fizike.

Sipas dëshmisë së tij, 34 vjeçari është hedhur në sulm fizik duke e goditur me grushte. Kanë ndërhyrë persona të tjerë me qëllim për të qetësuar situatën, por pasi 34 vjeçari kishte filluar të sulmon edhe të tjerët, ato ishin larguar nga vendin i ngjarjes. 

Rasti është denoncuar tek organet e rendit, pas çka personi në fjalë është privuar nga liria për ta dërguar në Stacionin Policor të Gostivarit. Pas bisedës informative, i njëjti është i lirë. 

Nga Policia e Gostivarit njoftojnë se janë duke punuar në epilogun e rastit, për çka do të pasojnë edhe hapa konkrete në drejtim të ndëshkimit ligjor ndaj personit që shkaktoi dhunën fizike mbi prindin e tij dhe persona të tjerë.

Lajme të ngjashme

Back to top button