Nesër do të luhet derbi i Ligës së Parë në Maqedoninë e Veriut

Në kuadër të javës së XXI-të, nesër do të luhen pesë ndeshje të Ligës së Parë, ndërkohë Tikveshi do të jetë i lirë, transmeton Portalb.mk.

KF Struga e cila gjendet në krye të tabelës do të pret ekipin KF Shkupi, ekip i cili gjendet vetëm një pikë pas struganëve në tabelë. Ndeshja do të fillojë në ora 14:00.

Në të njëjtën kohë do të luajnë edhe Shkëndija kundër ekipit të Rabotniçkit, sikurse edhe tri ndeshje tjera:

Akademija Pandev – Pobeda

Sileks – Bregalnica

Skopje – Makedonija Gj.P.

Ndryshe, në krye të tabelës gjendet Struga me 39 pikë nga 19 ndeshje, e ndjekur nga kampionët aktual KF Shkupi me 38 pikë dhe Shkëndija me 32 pikë. Renova u largua nga garat e Ligës së Parë pak para se të fillojnë ndeshjet e sezonit 2022/23.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button