Ekspertët: BDI ka marrë më pak, ndërsa VMRO më shumë seç duhej nga kulaçi qeveritar

BDI-ja ka marrë më pak, ndërsa VMRO-ja më shumë seç duhej nga kulaçi qeveritar. Kështu vlerësuan mbrëmë më debatin “Rruga drejt…” në Alsat-M akademiku Abdylmenaf Bexheti dhe analisti Nikolla Popovski, gjatë debatit në ‘Rruga Drejt’ lidhur me marrëveshjen e arritur për formimin e Qeverisë. Madje sipas Bexhetit, ndarja momentale është edhe më e vakët krahasuar me përbërjen e deritanishme.

“Duke u nisur nga pozicioni kryesor, një nga 3 pozicionet në shtet. Më pas së paku 1 nga 3 apo 4 ministritë bazike. Një nga 3 institucionet më të rëndësishme që janë të sigurimit publik dhe kundërzbulimit e kështu me radhe, u pa se në asnjë nga këto 3 nivele të pozicioneve politike nuk u arrit. Bile mendoj se ka edhe një dobësim shumë të shprehur me faktin e lëshimit të Ministrisë së Mbrojtjes.

Për nga aspekti i shtetbërjes, për nga aspekti i konstituencës. Se për herë të parë shqiptarët morën një nga ministritë e cila ka një peshë dhe relevancë specifike në strukturën e shtetit”, ka thënë akademik Bexheti.

Ndërkohë, Nikolla Popovski nga ana tjetër vlerëson se arsyetimi i BDI-së, se kanë sakrifikuar çështjet politike me qëllim anëtarësimin në NATO në shtator, mund të kthehet në dëshpërim tjetër për partinë e Ahmetit.

Ai vlerëson se nuk ka asnjë shans që Maqedonia të pranohet në NATO në Samitin e Britanisë pa ndërruar emrin, pavarësisht shpresave të autoriteteve. Sipas tyre, qëllimi parësor i VMRO DPMNE-së dhe BDI-së ishte mbetja në pushtet dhe për këtë qëllim, sipas tyre, realizuan bashkërisht edhe skenarin për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Lajme të ngjashme

Back to top button