Bujare Abazi do të udhëheqë me Postën, Surija Rashidi me MEPSO-n, këto janë disa prej drejtorive të ASH-së

Ish nënkryetarja e Qytetit të Shkupit Bujare Abazi do të jetë drejtoresha e Postës së Maqedonisë, e cila do të vijë në vend të Vasko Stefanovit. Deputeti Surija Rashidi, do ta zëvendësojë drejtorin e deritanishëm të MEPSO-s Orhan Murtezani, njofton Portalb.mk.

ASH do të udhehqë edhe me disa drejtori të tjera.

  • Bujar Bajrami – drejtor i Vardar Film
  • Arsim Hasani – drejtor i Fondit Pensional
  • Vullnet Selimi – drejtor i Shtëpisë së Shëndetit Shkup
  • Izair Memeti – drejtor i Qendrës për Punë dhe Politikë Sociale
  • Pëllumb Vela – drejtor i Spitalit të Tetovës
  • Halit Ferati – drejtor i Inspektoratit për Arsim
  • Isak Lazami – zëvendës-drejtor i Agjencisë për Rini dhe Sport

Përveç tyre, nëpër media flitet edhe për disa emra tjerë, gjegjësisht:

  • Visar Miftari – drejtor i Klinikës së Neurologjisë Shkup
  • Halid Matoshi – drejtor i Klinikës së Onkologjisë në Shkup
  • Genc Selmani – drejtor i Klinikës së Dermatologjisë
  • Tair Tahiri – drejtor i Klinikës Kozle
  • Jeton Shaqiri – drejtor i Klinikës së Gjinekologjisë
  • Bekim Tateshi – drejtor i Klinikës së Oftamologjisë

Ndryshe, ASH në Qeveri përfaqësohet me dy ministra dhe dy zëvendësministra, gjegjësisht:

  • Krenar Lloga – ministër i Drejtësisë
  • Fatmir Mexhiti – ministër i Shëndetësisë
  • Tiron Jajaga: zëvendësministër i Mbrojtjes
  • Vjollca Berisha: zëvendësministre e Bujqësisë

Kujtojmë se me marrëveshjen e koalicionit mes ASH-së dhe mandatarit LSDM, Qeveria u rikonstruua. Me këtë rast, partia Alternativa, e cila deri asokohe ishte në Qeveri, doli pasi që iu morën postet ministrore. Pos tyre, edhe Lidhja Demokratike e Pavle Trajanovit doli nga Qeveria. Hyrja e ASH-së në Qeveri, ka bërë që edhe disa poste të BDI-së dhe LSDM-së të lëshohen ose zëvendësohen.

Dje, Platforma e organizatave qytetare për luftë kundër korrupsionit ka dërguar letër të hapur për Qeverinë e Maqedonisë së Veriut në lidhje me emërimin përkatës dhe ligjor të zyrtarëve të lartë dhe drejtorëve nga ana e Qeverisë.

“Në lidhje me emërimin e paralajmëruar të udhëheqësve dhe zëvendësudhëheqësve në disa institucione publike dhe ndërmarrje publike, pas marrëveshjes së re koaliconuese, Platforma e organizatave qytetare rikujton në angazhimet programore të Qeverisë së Maqedonisë së veriut për profesionalizim të administratës”, thuhet në letrën e hapur.

Ata e rikujtojmë Qeverinë që gjatë emërimit të udhëheqësisë profesionale në sektorin publik, ka për detyrë të sigurojë procedurë konkurruese, nëpërmjet shpalljes publike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button