Zelensky shkarkoi pesë zyrtarë të lartë në shërbimin sekret ukrainas

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shkarkoi dje nënkryetarin e Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SBU), Alexander Yakushev, krerët e dy departamenteve dhe krerët e SBU në dy rajone të Ukrainës me dekrete presidenciale. Zyrtarët e shkarkuar janë kreu i Departamentit për Mbështetjen Ekonomike Oleksandr Provotorov, kreu i Departamentit për Mbrojtjen e Sekreteve Shtetërore dhe Licencimin Ihor Noshko, kreu i SBU në Rajonin Zaporizhia Boris Bezrukji dhe kreun e SBU në Rajonin Sumy, Eduard Fedorov.

Zelensky tashmë ka emëruar persona të rinj në dy nga pesë pozitat vakante, shkruan “Kiev Independent”. Këto nuk janë ndryshimet e para në shërbimin sekret ukrainas që nga fillimi i pushtimit rus, pasi kreu i SBU, Ivan Bakanov, u shkarkua korrikun e kaluar. Më 7 shkurt, parlamenti ukrainas emëroi Vasiliy Maliuk si kreun e ri.

Aktivistët kundër korrupsionit pretendojnë se Maliuk është i afërt me Oleh Tatarov, zëvendës-shefin famëkeq të kabinetit të presidentit ukrainas. Në vitin 2020, Tatarov u akuzua për ryshfet, por çështja përfundimisht u pezullua sepse, siç spekuluan disa, Tatarov kishte ndikim të madh në polici dhe gjyqësor.

Maliuk u emërua shefi i ri vetëm disa ditë pas një goditjeje kundër korrupsionit që bastisi shtëpitë e oligarkut të fuqishëm Ihor Kolomoisky dhe ish-ministrit të Brendshëm Arsen Avakov. Ky veprim në shkallë të gjerë ishte pjesë e përpjekjeve të qeverisë ukrainase për t’i provuar Perëndimit se po lufton vërtet korrupsionin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button