MPB me të dhëna zyrtare për vrasjen në Çarshinë e Shkupit

Ministria e Punëve të Brendshme ka dalë me informatat e para për incidentin që ndodhi sonte në Çarshi të Shkupit ku mbetën të vrarë dy persona, njofton Portalb.mk.

“Më 06.03.2023 në ora 20.11, është paraqitur në SPB Shkup se në një objekt hotelierik në Shkup disa persona kanë gjuajtur në drejtim të J.K. dhe E.I., të cilët kanë vdekur në vendin e ngjarjes, dhe ndaj A.T. i cili është dërguar në Spital për ofrim të ndihmës mjekësore”, thonë për Portalb.mk nga MPB.

Ata shtojnë se po ndërmerren masa për pastrimin e rastit.

Ndryshe, sipas informatave jozyrtare, bëhet fjalë për incident mes grupeve kriminale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button