Gjatë natës vidhen 20 krerë bagëti në fshatin Vicë

Gjatë natës së mbrëmshme në fshatin malor të Tetovës, Vicë, janë vjedhur 20 krerë bagëti. Ata të cilët kanë humbur një pjesë të çmueshme të pasurisë së tyre janë në kërkim të bagëtive të humbura. Kjo është një goditje e madhe për ekonomit e brishta të familjeve malësore.

5576_1188152634645_3257334_n

Kryetari i Bashkësisë Lokale i Fshatit Vicë, Numreman Jashari, konfirmon për portalb vjedhjen e bagëtive të fshatarëve. Sipas tij janë vjedhur 20 krerë, pjesa më e madhe kuaj që për malësorët është një mjet pune i domosdoshëm.

Një banor i fshatit Vicë, Naser .Xh, të cilit i janë vjedhur dy krerë, thotë se bagëtitë janë ruajtur në bjeshkët mbi fshat. Ditën e nesërme thotë ai, kur u ngjitëm tek stanet, pamë se kopeja e bagëtive prej 20 krerësh nuk ishte. Pas kërkimeve tona në pjesët për rreth, thotë Naseri, nuk arritëm të gjenim gjurmët e kafshëve.

323077_2698562353944_987025474_o
Rasti i vjedhjes së bagëtive është paraqitur sot në polici, ndërkohë që banorët janë vënë në kërkim duke kaluar edhe në pjesën e Kosovës dhe atë të Shqipërisë. Banorët mendojnë se janë tre pika kyce nga ku largohen bagëtitë e vjedhura, Lubi, Zaplluzh dhe Brod.

Banorët dyshojnë se me gjithë kërkimet, ndoshta do ët jetë vonë për të kthyer prapa bagëtitë e vjedhura.
Në fshatin Vicë të Tetovës kjo është hera e dytë që ata janë cak i vjedhësve të bagëtive. Një vit më parë ata humbën 30krerë bagëti. Ndonëse në bazë të dyshimeve ata u ranë në gjurmë bagëtive të vjedhura në një fshatë të Shqipërisë, ata nuk arritën që t’i kthejnë prapa, pas kërcënimeve të plaçkitësve.

330605_2698550193640_1743630716_o

Lajme të ngjashme

Back to top button