Inspektorati i Tregut: Gjashtë subjekte që nuk i kanë respektuar vendimet për çmimin e bukës janë dënuar 960.000 denarë

Inspektorati Shtetëror i Tregut (IShT) ka bërë të ditur se të shtunën (4 mars), ka kryer mbi 250 kontrolle dhe kontrolle në territorin e gjithë Maqedonisë së Veriut. Ajo që është konstatuar nga mbikëqyrjet dhe kontrollet është se numri më i madh i tregtarëve respektojnë vendimet e Qeverisë në lidhje me çmimin e bukës, transmeton Portalb.mk.

“Buka shitet nga 28 deri në 33 denarë, varësisht nga pesha dhe qyteti ku janë kryer kontrollet, ndërsa shitësit me shumicë dhe pakicë të produkteve ushqimore në përgjithësi e respektojnë obligimin për prodhimin dhe nxjerrjen në treg të bukës që mbulohet me Vendimin e. Qeverisë”, informuan nga IShT.

Inspektorati njoftoi se aty ku janë konstatuar kundërvajtje janë lëshuar gjithsej 6 urdhërpagesa për kundërvajtje në vlerë prej mbi 960.000 denarë.

Inspektorati Shtetëror i Tregut apelon që tregtarët të respektojnë vendimin për çmimin e bukës pasi në të kundërtën do të gjobiten.

Ndryshe, Qeveria ka miratuar vendim me të cilin i obligoi prodhuesit e bukës të mos e rrisin çmimin mbi 33 denarë. Me vendimin përcaktohet detyrimi i tregtarëve që përfaqësojnë persona juridikë dhe fizikë të regjistruar të ushtrojnë veprimtari tregtare në një regjistër përkatës në përputhje me ligjin, si dhe tregtarët që përfaqësojnë persona juridikë dhe fizikë për kryerjen e prodhimit të cilët shesin produktet e tyre në treg në dyqanet e tyre ose diku tjetër me shumicë dhe pakicë të produkteve ushqimore, që të marrin dhe/ose shesin bukë të bardhë dhe gjysmë të bardhë të prerë në feta ose të plota.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button