La Ru i shqetësuar me gjendjen e mediave në Maqedoni

Raportuesi i OKB-së për lirinë e të menduarit dhe të shprehurit, Frenk La Ru, është i brengosur për shkak të përkeqësimit të hapësirës së mediumeve të pavarura në Maqedoni dhe i shqetësuar për shkak të paraqitjes së gjuhës së urrejtjes.

Këto janë një pjesë e vërejtjeve në raportin e tij për vendin, i cili para tre ditëve ka prezantuar para Këshillit për të drejtat e njeriut në OKB për vizitën e tij në Maqedoni në qershor të vitit 2013.

La Ru në raport ka theksuar brengosjen e tij me përkeqësimin e hapësirës për media të pavarura në vend edhe përkrah përparimit të pakët në korniza juridike.

Ai është posaçërisht i brengosur me thëniet për kufizimet dhe shqetësimet gjyqësore të segmenteve të pavarura ose kritike të mediave dhe i shqetësuar me raportet për dukurinë e gjuhës së urrejtjes, episode të sulmeve të LGBT-shoqatës dhe thëniet se pushteti haptas thellon diskriminimin e stereotipave….

La Ru ka porositur që shteti me vëmendje të analizojë të gjitha thëniet në lidhje me dënimet jo objektive kundër mediave dhe thërret të mbajë udhëheqje proaktive në luftën kundër të gjitha formave të diskriminimit, me kujdes të analizojë të gjitha episodet e dhunës dhe frikësimit kundër minoriteteve dhe pushteti politik formalisht të hedh poshtë të gjitha format e nxitjes së urrejtjes.

Në raport La Ru shkruan për paditë kundër “Fokus”, mbylljen e televizionit A1 dhe A2, për procesin gjyqësor Tomislav Kezharovski dhe për shumë tema tjera në lidhje me lirinë e të shprehurit në Maqedoni.

Raportuesi në materialin voluminoz ka shkruar se tensionet mes Qeverisë, partive opozitare, përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe të Shoqatave të gazetarëve janë tensionuar pasi që opozita dhe gazetarët janë përjashtuar nga salla e Parlamentit gjatë votimit të buxhetit për vitin 2013.

Lajme të ngjashme

Back to top button