Prokurori Veli thotë se është traditë e mirë trashëgimi i prindërve në gjyqësi, babai i tij përmendet në “bomba”

Kryetari i Shoqatës së Prokurorëve Publik të Maqedonisë së Veriut, Elvin Veli, i cili dje në emisionin “Detektor” në TV “Sitel” deklaroi se kur vajzat dhe djemtë i trashëgojnë prindërit gjithkund është traditë e mirë, vetëm te ne nepotizëm, në fakt edhe ai është djalë i gjykatësit Vedat Veli, i cili ishte kryetar i Gjykatës së Apelit dhe anëtar i Këshillit Gjyqësor dhe ishte një ndër gjykatësit i cili është përmendur në “Bomba”, njofton Portalb.mk.

Elvin Veli është zgjedhur prokuror në Prokurorinë e Lartë në vitin 2011 kur përpara Këshillit të Prokurorëve Publik ka dhënë deklaratë solemne se në mënyrë profesionale do ta kryejë funksionin.

Siç shkruan javorja “Fokus”, Veli është zgjedhur për prokuror në të njëjtin vit me Mile Arsenievskin, i cili ishte në Prokurorinë e Shkupit dhe ishte djalë i ish kryetares së Gjykatës së Apelit, Lupka Arsenievska.

Sipas “Fokus”, Arsenievski në Këshillin e Prokurorëve Publik ka thënë se për të marrë këtë funksion, kyçe është tradita familjare.

Edhe pse ka thënë se do t’u përgjigjet sfidave në mënyrë të dinjitetshme, siç i ka hije një prokurori publik, megjithatë ai vjet ka dhënë dorëheqje nga funksioni. Këshilli i Prokurorëve Publik e ka pranuar dorëheqjen e tij pasi që paraprakisht u sanksionua për shkak se ka zvarritur një lëndë dhe nuk ka ardhur në seancat e caktuara gjyqësore.

Të dy gjyqtarët, përmenden në “bombat” që i ka publikuar Zoran Zaev.

Elvin Veli përmendet në një bisedë mes Blerim Bexhetit dhe Musa Xhaferit, ku thonë se pajtohen të zgjedhet djali i tij.

Sipas arkivit mediatik, Bexheti thotë se i ka borxh Vedat Velisë sepse ky i ka ndihmuar ta bllokojnë me Bandenter, PDSH-në.

Blerim Bexheti: Unë i ndjej pak borxh këtij sepse më ka përkrahur dy herë kur e kemi bllokuar me badenter në momente të rëndësishme.

Musa Xhaferi: Ku do të shkoje?

Blerim Bexheti: Ku është Kasami, në Prokurorinë e Lartë edhe mos koftë ai Kasami se sot dua ta shkarkoj.

Derisa djali i Arsenievskës ka dhënë dorëheqje, Veli ende është prokuror i lartë dhe vjet është zgjedhur kryetar i Shoqatës së Prokurorëve Publik.

Bombën mund ta dëgjoni: Minuta 24:30

Deklarata e Elvin Velit vjen pasi opinioni pati reagime të shumta pasi që ditëve të kaluara Akademia për Gjyqtarë dhe Prokurorë e publikoi listën me emrat dhe mbiemrat e kandidatëve të cilët e kanë kaluar provimin përfundimtar e që praktikisht kanë mundësi të konkurrojnë për gjyqtarë dhe prokurorë të ardhshëm të Maqedonisë së Veriut. Në mesin e kandidatëve, u gjetën emrat e funksionarëve të politikës, por edhe të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Sipas Antikorrupsionit, në RMV thuajse nuk ka konkurrencë korrekte gjatë punësimit.

Në mesin e prokurorëve dhe gjyqtarëve të ardhshëm u gjetën:

  • Djali i kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferit, Barlet Xhaferi
  • Bashkëshortja e prokurorit për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, Islam Abazi, Albulena Abazi
  • Djali i gjykatësit të Apelit Enver BexhetiJetmir Bexheti
  • Djali i ish anëtarit të BDI-së në KSHZ, tani gjykatës administrativ Subhi JakupiIlir Jakupi
  • Nusja e djalit të sekretares së përgjithshme të Kuvendit, Cvetanka Ivanova,Biljana Ivanova
  • Bashkëshortja e kryetarit të Komunës së Aerodromit dhe nënkryetarit të VMRO-DPMNE-së, Timço MucunskiSimona Mucunski Bubevska
  • Vajza e prokurores së pensionuar Gordana SmaqovskaBiljana Smaqoska
  • Djali i prokurores Elizabeta Josifovska, Dragan Josifovski

Akuzat për nepotizëm, partizim dhe “miqësi” në gjyqësor dhe prokurori nuk janë asgjë e re për Maqedoninë e Veriut. Dikur ish shefi i Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov dhe ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska me defter i evidentonin dhe emëronin gjyqtarët. Funksionarët e lartë të BDI-së, Blerim Bexheti dhe Musa Xhaferi bënin pazare me funksionarët e VMRO-DPMNE-së për vende të caktuara në gjyqësor.

Akuzat e ngjashme kanë vazhduar edhe gjatë vitit të kaluar, sidomos me emërimin e Islam Abazit për shef të Prokurorisë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, për të cilin dolën disa fotografi me funksionarë të BDI-së.

Për Porosinë e Antikorrupsionit që politika t’i heqë duart nga profesionistët dhe të ketë konkurrencë korrekte, por edhe për akuzat për zgjedhjen e personave partiak në gjyqësor gjatë vitit 2022 dhe rikujtimin nga e kaluara e hidhur, lexojeni analizën e Portalb: (Pa)varësia e gjyqësorit, fëmijët dhe familjarët e funksionarëve të RMV-së, gjyqtarë dhe prokurorë të ardhshëm

Funksionarët e shtetit mbrohen në opinion se edhe fëmijët e tyre kanë të drejtë të punësohen”.

Lexo editorialin e gazetarit të Portalb.mk për çështjen në fjalë: “Në mbrojtje” të drejtave të fëmijëve dhe familjarëve të funksionarëve

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button