Dimovski: Personat marrin guxim të dërgojnë alarme të rrejshme pasi nuk mundemi t’i zbulojmë

Me të vërtetë ky është problem i madh, për fat të keq, ne ende nuk e kemi gjetur modalitetin përkatës dhe për atë edhe më shumë kemi alarme të rrejshme. Pasi që nuk kemi gjetur modalitet, intensiteti i alarmeve për bomba po rritet, thotë në një intervistë për REL në gjuhën maqedonase, profesori i Fakultetit të Sigurisë, Zllate Dimovski, njofton Portalb.mk.

Ai thotë se personat që po dërgojnë alarme të rrejshme po bëhen të vrazhdë pasi që nuk mundet të zbulohen, kështu që para ca kohësh kishte alarm për bombë edhe në rezidencën presidenciale e cila është e siguruar në nivel të lartë. Ata janë të inkurajuar nga ajo që nuk munden të gjenden dhe nuk munden të parandalohen qëllimet e tyre, kështu që alarmet e përditshme për bomba në shkolla dhe institucione vazhdojnë me intensitet të njëjtë.

Alarme për bomba kishte edhe në rajon, ndërkaq profesori Dimovski thotë se sipas të gjitha gjasave autoritetet e atjeshme kanë gjetur modalitet dhe nëpërmjet provajderëve kanë arritur që t’i pengojnë këto alarme.

“Dukshëm se do të duhet në nivel shtetëror të reagohet dhe të kërkohen përvoja e tyre, njohuria dhe shkathtësia e tyre, të cilat i kanë zbatuar në këtë kontekst, që të fitojnë të dhëna të tilla se si të veprohet dhe normalisht modaliteti i njëjtë të zbatohet edhe te ne, pasi që e kemi thuajse të njëjtën mënyrë të alarmeve për vendosje të bombave”, thotë Dimovski.

Në pyetje gazetareske nëse ajo është praktikë e mirë e cila përdoret në Serbi, gjegjësisht mosinformimin e opinionit nëse ka bomba, profesori thotë se shtë e mirë, por do të ishte jashtë arsyes së shëndoshë që ajo të bëhet te ne, kur ajo ndodh te popullata që preket në mënyrë të drejtpërdrejtë.

“Kjo në parim është mirë, megjithatë me të vërtetë do të ishte jashtë arsyes së shëndoshë që ta bëjmë atë te ne, kur ne e shohim se ajo ndodh para nesh. Ndodh te fëmijët tanë dhe në institucione të caktuara, dhe të lajmërojmë ose jo, pjesa më e madhe e qytetarëve sërish do të njoftohen. Qëllimi i atyre që e bëjnë është faktikisht sa më shumë të dëgjohet, kjo famë të shpërndahet, dhe thjeshtë ta arrijnë atë efekt të frikës. Është arritur ky efekt i frikës dhe ata janë të inkurajuar”, thotë Dimovski.

Personat që dërgojnë alarme të rrejshme dëshirojnë të shpërndahen ato zëra, ndërkaq ato zëra thellë prekin në vetëdijen tonë dhe me atë arrihet efekt i caktuar psikologjik te ne, shton profesori.

Nga 26 tetori i vitit 2022 në Shkup dhe disa qytete të RMV-së, disa herë është denoncuar se në email-adresat e disa shkollave, por më pas edhe të institucioneve, qendrave tregtare, aeroporteve, është dërguar kërcënim për vendosje të bombës. Deri tani, të gjitha denoncimet kanë rezultuar të jenë të rrejshme. MPB, vazhdon të deklarojë se po punon në zbardhjen e tyre, por deri më tani nuk dihet se prej ku vijnë këto kërcënime.

Ekspertët vlerësojnë se alarmet e deritanishme për bomba vijnë prej Rusisë, ndërkaq, qëllimi është që të ndjellin frikë te qytetarët në kontekst të luftës në Ukrainë dhe ankthit për një konflikt në veri të Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button