Drejt një transformimi digjital në industri në Ballkanin Perëndimor

Në Ballkanin Perëndimor dhe në Maqedoninë e Veriut, viteve të fundit është zhvilluar dhe vazhdon të jetë aktuale debati i tranzicionit nga një ekonomi të viteve të socializmit dhe post vitit 1991, drejt ekonomisë dhe industrisë që shfrytëzojnë si lëndë të parë, materiale që nuk e ndotin ambientin. Kjo lidhet me politikat e shtetit drejt një rrugë të gjelbërt, e cila pas vetes duhet ta mbështesë me një plan mirë të menduar industrial dhe teknologjik. Kjo më lartë mbetet si një ide e cila BE-ja po punon bashkë me shtetet që janë në rrugë të bëhen pjesë e unionit.

Megjithatë, realiteti sot është ndryshe në disa shtete të kontinentit evropian. Siç dihet, agresioni rus ndaj Ukrainës ndikoi shumë në çrregullimin e zinxhirit të furnizimit të industrisë ushqimore, por fusha më shumë që u prek nga lufta, ishte dhe vazhdon të jetë sektori i energjisë, duke bërë ekspozimin e dobësive të shteteve të BE-së ndaj politikave të varësisë energjetike prej vendeve armike ose të treta. Këtu dolën në dritë agjendat e tyre shtetërore të (mos) pavarësisë energjetike, duke filluar nga lënda e parë dhe pajisjet tjera të rëndësishme që e mbajnë gjallë sistemin energjetik. Nga agjenda e gjelbër dhe digjitale e deri tek çështjet praktike të furnizimit me energji elektrike, ka shumë dallim.

Ajo që flitet për më shumë se një vit, është sfida që BE-ja po kalon bashkë me shtetet e prekura nga lufta në Ukrainë dhe që aktualisht gjenden në një krizë energjetike e cila duhet parë në kontekst gjeopolitik me një sfond të rivalitetit jo vetëm ruso-amerikan, por edhe amerikano –kinez -me prapavijë BE-në dhe Ballkanin Perëndimor. Andaj është e kohës të bëhet një transformim i shpejtë digjital në fushën industriale, dhe të përfitimit të energjisë me teknologji të re që do të përbënte një zhvillim pozitiv për shtetet e BE-së, të Ballkanit Perëndimor dhe njëkohësisht edhe të Maqedonisë së Veriut. Realiteti ndonjëherë është ndryshe nga premtimet qeveritare e deri tek veprat konkrete. Në Maqedoni të Veriut, në Shqipëri dhe në Kosovë, ka shumë zotime qeveritare dhe pak punë në këtë tranzicion të kapaciteteve industriale dhe jo industriale drejt një ekonomie efikase dhe pa dëme në ambient, ku prodhimi i energjisë do të ishte më i lehtë dhe pak i kushtueshëm.

Strategjia industriale dhe teknologjike e shteteve të Ballkanit dhe të Maqedonisë së Veriut-së do të ndikojë në transformimin digjital, dhe të gjelbër, duke bërë njëkohësisht që blloku ekonomik dhe politik (BE), të mund të sigurojë hyrje në materialet strategjike, të zhvillojë teknologji të pavarur dhe të hyjë në konkurrencë globale. BE-ja dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor dihet se nuk kanë një pavarësi të plotë në gjetjen e burimeve strategjike, pra të përfitimit të energjisë e cila do t’i transformojë këto vende në një ekonomi- industri të gjelbër dhe digjitale brenda një periudhe të shkurtër kohore. Deri më tash kjo nuk ka qenë e mundur.

Komisioni Evropian (KE) raportohet se ka synuar forcimin e pavarësisë strategjike mbi lëndët e para si ‘tokat e rralla’, të cilat sipas politikave të BE-së konsiderohen kyçe për tranzicionin e gjelbër dhe digjital jo vetëm të Evropës Perëndimore. Ajo që mbetet e pa diskutuar në shtetet e rajonit tonë dhe në Maqedoninë e Veriut, është qasja ndaj lëndëve të para, ku nuk mund të arrihet asgjë ose më shumë vështirësi, pasi shtetet presin ndihmë vetëm nga jashtë dhe asgjë nuk prodhojnë ose fundja nuk bëjnë përpjekje për të lidhur marrëveshje me investitorë të huaj dhe serioz që të ndihmojnë në këtë transformim të nevojshëm.

Korrupsioni i lartë dhe transparenca e ultë janë një ndër faktorët kryesorë në Maqedoninë e Veriut, ku dokumentet e miratuara në parlament dhe qeveri mbeten vetëm në sirtarë. Dhe më keq, kur qeveria ka filluar t’i hapë kapitujt me BE-në, pothuajse për këtë fazë të transformimit të domosdoshëm, qeveritarët në Shkup nuk flasin. Agjenda e gjelbër është me rëndësi të vihet në zbatim dhe jo vetëm të jetë pjesë e fushatave zgjedhore. Aty ku duhet të fokusohet qeveria në Shkup është përfitimi i energjisë së rinovueshme- instalimit të sistemeve solare, dhe vendosjes së turbinave të erës. A ka mundësi qeveria në Shkup ta bëjë këtë? Po ka shumë opsione për këtë plan, me ndihmën e BE-së dhe kompanive të huaja, dhe e njëjta mund të realizohet si plan strategjik për disa vite.

Kur jemi tek kërkesa për lëndë kritike, e dimë të gjithë se disa shtete të Ballkanit e kanë vështirë të arrijë aty duke përjashtuar këtu Serbinë. Kërkesa ka gjasa të rritet për shkak të tranzicionit nga një ekonomi industriale të vjetër në të gjelbër dhe digjitale. Në BE ka disa aleanca që mundohen që deri në vitin 2050 të arrihet neutraliteti i lëshimit të dioksid karbonit në atmosferë, cila ka një ndikim të lartë dhe negativ në ekonomitë e zhvilluara dhe ato në zhvillim. Ndërtimi i një sistemi të qëndrueshëm në mbrojtje të shëndetit të njeriut dhe të ekosistemit duhet të jetë strategjia globale dhe kombëtare e shteteve.

Ndryshe, përdorimi i vazhdueshëm i qymyrit, naftës dhe lëndëve tjera djegëse në këtë kohë, nuk do të shkonte në favor të parandalimit të ndryshimeve klimatike, dhe as më pak të shteteve në krizë energjetike si ato në BE dhe në Ballkan. Dhe më shumë as të mos flasim për një tranzicionin digjital dhe të gjelbër në rajonin tonë. Përdorimi i inteligjencës artificiale (AI), gjithashtu në të  ardhmen duhet të shihet si metodë e shpejtë drejt këtij transformimi.

Shkrimi është shkruar enkas për Portalb.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm Portalb.mk dhe autori, sipas marrëveshjes mes tyre. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button