Sfidë e re CtrlZ – video konkurs: Arsimi në fokus, ngrije zërin për problemet në arsim

Fondacioni Metamorfozis shpall një #CTRLZSfidë për të rinjtë: Arsimi në fokus, ngrije zërin për problemet në arsim – konkurs për videon më të mirë me temë “arsimi”. Në konkurs kanë të drejtë të marrin pjesë të gjithë të rinjtë nga mosha 14 deri në 29 vjet.

Pjesëmarrësit në konkurs duhet të krijojnë një video të shkurtër me temën “arsimi” në të cilën ata do të paraqesin një problem të caktuar nga arsimi fillor, i mesëm apo i lartë.

Si ndikojnë lajmërimet për bomba nëpër shkolla në procesin mësimor? A mund të ketë mësimi online të njëjtën cilësi si ai në një klasë apo amfiteatër? Sa inkluziv është në të vërtetë arsimi? A jeni të kënaqur me mësimin praktik në universitete? A kemi tepër universitete publike dhe private? Sa të përgatitur janë maturantët dhe studentët për në tregun e punës? Arsimimi profesional dual, bursat – motiv shtesë për zgjedhjen e profesionit, teknologjia dhe inteligjenca artificiale si mjete për përmirësimin e cilësisë së arsimit, korrupsioni, diskriminimi…

Këto janë vetëm disa nga pyetjet në të cilat mund të fokusohen pjesëmarrësit në video-konkurs. Për më shumë ide autorët mund të vizitojnë kategorinë “arsimi”, ku janë radhitur të gjithë artikujt me temën të cilën Agjencia e Lajmeve “Meta.mk” e ndjek në mënyrë aktive.

Videoja nuk duhet të jetë më e gjatë se katër minuta, ndërsa gjuha e videos (nëse flitet ose shkruhet diçka) mund të jetë maqedonisht, shqip ose anglisht. Do të pranohen edhe përmbajtje të cilat jo domosdoshmërisht duhet të përmbajnë fjalim apo tekst, pra në të cilat mesazhi përcillet përmes asaj që shfaqet në video.

Videoja mund të regjistrohet me çfarë do kamere, celulari ose pajisjeje tjetër.

Në rastin e përdorimit të materialeve pa të drejtë autori, është e detyrueshme që ato të kenë një licencë të hapur, pra të jenë për përdorim pa pagesë. Në materialet që do të dorëzohen ndalohet përdorimi i materialeve me të drejtë autori ose plagjiatura.

Çdo autor mund të marrë pjesë me vetëm një video. Videot dërgohen në adresën [email protected] me shënimin VIDEO KONKURSI. Për shkak të kufizimeve, videot më të mëdha mund të dërgohen nëpërmjet një prej platformave të mëdha të shkëmbimit të të dhënave (siç është “WeTransfer”). Në mesazh duhet të shënohen të dhënat e autorit – emri, mbiemri, datëlindja, numri i telefonit, si dhe linqet për profilin e tij/saj në rrjetet sociale Instagram dhe Facebook.

Videot do të vlerësohen nga një komision i përbërë nga gazetarë dhe përfaqësues të Ambasadës Britanike në Shkup. Më së shumti do të vlerësohet ideja, kreativiteti gjatë punimit dhe fuqia e mesazhit të përmbajtjeve të dorëzuara.

Videot fituese do të publikohen në kanalet e Fondacionit Metamorfozis.

Për fituesit e Konkursit janë siguruar këto çmime:

Vendi i parë – kupon për pajisje IT në vlerë prej 15.000 denarë;
Vendi i dytë – kupon për pajisje IT në vlerë prej 6.000 denarë;
Vendi i tretë – kupon për pajisje IT në vlerë prej 3.000 denarë.

Video konkursi është i hapur nga data 2 deri më 28 mars, ndërsa fituesit do të shpallen më së voni në javën e parë të prillit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button