”NJË DUARTROKITJE”

Të gjithë ”quhemi” njerëz, krijesa më e bekuar që vetëm Zoti ka ditur ta përsos, por jo të gjithë e meritojnë këtë emër, madje disa nuk meritojnë as t’i thërrasim me emër njeriu. Merren vazhdimisht me dikë, dikë që e dijnë se është në gjendje të mirë, mundohen të sjellin 100 fakte dhe dëshmi për të vërtetuar të kundërtën, për të dëshmuar se ai/ajo është i/e dobët. Po pra !

Të gjithë të tjerët prezentë “duartrokasin” dhe i bashkangjiten mendimit.. 

Dikush vuan për një x arsye e në vend se ti zgjatet dora për ndihmë ia gjejnë plagën për ta goditur.! Po pra!
Ne vërtetë “jemi krenar” për këtë gjendje, jemi të buzëqeshur, optimist, e të lumtur deri në atë shkallë sa e festojmë vuajtjen e tjetrit.
“Një duartrokitje” tjetër për këtë meritë të madhe, për këtë poshtërsi që nuk e shohin shumica, që vazhdimisht gjykojnë njeriun dhe jo arsyen se pse po ndodhë.
“Një duartrokitje” për nderin që po bëni… që para një grupi njerëzish tregoni se ai/ajo është në depresion sepse prindërit e tij/saj janë të divorcuar për arsyet e veta…
“Një duartrokitje për lajmin që e dhe i pari, që tregove se ai/ajo studion dhe punon njëkohësisht, dhe ti e titullon si i çmendur, torollak, i gjorë vetëm pse ai vepron me maturi dhe fiton me djersë e ndershmërisht..
“Një duartrokitje” për ty që te çdo kush gjen një arsye për ta gjykuar gjithmonë…
“Një duartrokitje” bëji vetes tënde që vazhdimisht merresh me të tjerët, me arsyen e vuajtjes së dikujt tjetër.
“Një duartrokitje” për ty që vazhdimisht tallesh me shitësit e varfër e të ndershëm..
“Një duartrokitje” për ty ore kokëbosh që prindi yt ka bërë maskara që ti të arrish ditën ti paguash profesorët për një notë në Universitet, një notë pa dije!
“Një duartrokitje” për ty që krenohesh me pasurinë që prindi yt e ka fituar në mënyrë ç’njerëzore, me shitje të drogës, me shitje të alkoolit, e ndoshta edhe me prostitucion…
“Një duartrokitje” për ty që je “shumë i vyer” …
“Një duartrokitje” super të madhe për ty që në vend se të zgjedhësh mikun besnik të varfër, ke vendosur të shoqërohesh me djalin e ministrit këpucë-mirë, që të paguan kafenë me të hollat e vjedhura, me të hollat e dikujt që ka mbetur pa kafshatën e gojës…
“NJË DUARTROKITJE” për ty që i thua vetes i civilizuar i kohës moderne dhe vazhdimisht merresh me jetën e dikujt tjetër, dhe jo me jetën tënde !
Shpresa Kamberi
Studente e vitit parë në Fakultetin Juridik pranë UEJL

 

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Bravo SHPRESA, te lumte, All-llahu te shperblefte dhe te udhezofte ne rrugen e Tij.
    Sikur e gjithe shoqeria jone Shqiptare te mendonin keshtu, do te mund te krahasoheshim me popujt e perparuar dhe te zhvilluar, por ja qe nuk jemi keshtu dhe kemi mbete shume mbrapa…padituria dhe shkollimi jo i mirefillte na ka sjellur ne kete gjendje SERVILIZMI te gjithe NEVE si popull per fat te keq. Lus All-llahun fuqiplote te na udhezon si popull dhe te dalim nga kjo ‘ eresire’ qe jemi futur.
    Ju falemenderit
    Ja kalofshi mire

Back to top button