Në Maqedoninë e Veriut për një vit është rritur çmimi i shërbimeve hotelerike afër 15 %

Çmimi i shërbimeve hotelerike në Maqedoninë e Veriut është rritur për 14.8 përqind në krahasim me vitin paraprak, transmeton Portalb.mk.

“Indeksi i çmimeve të shërbimeve hotelierike në shkurt të vitit 2023, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, është rritur për 14.8 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave, ashtu që rritje më e theksuar është vërejtur te ëmbëlsirat (31.6 %), buka (21.2 %), sallata (19%) etj.

Rritje e çmimeve është regjistruar edhe në krahasim me muajin janar të këtij viti, por rritja është vetëm për 0.1 %, duke theksuar rritjen më të madhe të pijet alkoolike (0.5 %), ndërsa në produktet tjera nuk ka pasur rritje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button