“Metamorfozis” u bë anëtarja e parë e IFEKS-it nga Maqedonia

Fondacioni “Metamorfozis” nga Shkupi u bë anëtare e njërit nga rrjetet më të mëdha për lirinë e të shprehurit, IFEKS (www.ifex.org). Bëhet fjalë për rrjet aksional, që tani ka 88 anëtare në 60 vende, me ç’rast  numri më i madh janë në vendet në zhvillim. Në rajonin tonë, rrjeti ka nga një anëtare në Serbi dhe Shqipëri (ndërsa prej sot edhe nga Maqedonia) dhe nga dy anëtare në Rumani dhe në Turqi.

Rrjeti përpiqet ta kthejë vëmendjen kah ngjarjet dhe ndodhitë që ndikojnë në lirinë e të shprehurit dhe nëpërmjet kanaleve të tij, por edhe duke ndërtuar koalicione, gurpe punuese, deklarata të përbashkëta, peticione dhe aktivitete të tjera me qëllim që të shkaktohen ndryshime pozitive. Rrjeti, poashtu, organizon konferenca, punëtori dhe publikon materiale me resurse që t’i përforcojë kapacitetet e anëtarëve të tij.

IFEKS-i në të kaluarën ka shpëtuar jetë të luftëtarëve për lirinë e të shprehurit anembanë botës, bën presion mbi qeveritë që t’i heqin ligjet që janë shtypëse dhe ofron përkrahje, si dhe kontakte për individët dhe grupet e izoluara që të mund të kyçen dhe të lobojnë për lirinë e të shprehurit.

Ideja për krijimin e një rrjeti global të organizatave për mbrojtjen e lirisë të shprehurit për herë të parë është propozuar në vitin 1992 në Montreal të Kanadasë, me qëllim që të koordinohen aktivitetet e organizatave të ndryshme. Në periudhën 1993-96 rrjeti u konsolidua në mënyrë që t’u ndihmojë vendeve në zhvillim, ndërsa prej në vitit 2007 janë zhvilluar fushata dhe programe strategjike për përkrahje.

Lajme të ngjashme

Back to top button