Operatorët celularë dhe EVN na rrjepën me detyrime financiare, shtetit nuk i bëhet vonë

Unë i arkëtova EVN-së 2.000 denarë për kyçje përsëri në rrjetë, a kush do ma paguajë mua dëmin prej më shumë se 20.000 denarë që më ndodhi në shtëpi “, reagon B.P, banor 53-vjeçar i Koçanit, të cilit para pak ditësh ia kanë çkyçur rrymën për shkak të faturave të papaguara.

Kur pas një muaji koçanasi B.P është kthyer në shtëpi, ka pasur çka të shohë- erë të keqe, frigoriferë që rrjedhin, ushqim të prishur.

Unë jam shofer kamioni dhe me muaj nuk jam në shtëpi. Gruja kashkuar mysafir te e motra e saj për disa ditë, dhe shtëpia ka mbetur e zbrazur. Unë i kam humbur 2-3 faturat e fundit dhe nga distribucioni kanë ardhur dhe më kanë çkyçur. Në shtëpi frigoriferët kanë rrjedhur dhe  ujë kishte nëpër tërë kuzhinën. Mishi nga frigoriferi ishte ç`ngrirë, era vjente deri te fqinjët “, thotë koçanasi.

Për kyçje të rrymës prsëri, është dashur të paguajë 2.000 denarë

Vijnë dhe çkyçin para se paraprakisht të lajmërojnë “, thotë fqinji i tij 59-vjeçar

Më parë dihej, kur do të të dërgojnë faturë të kuqe e dije se je para çkyçjes. Sot nuk dihet asgjë, nëse harron 2-3 fatura menjëherë të çkyçin nga rrjeti “, thotë Blagoj Georgiev nga Koçani.

Në organizatën e konsumatorëve të Maqedonisë (OKM) theksojnë se shpesh ndodh që qytetarët e pakënaqur të reagojnë dhe të kërkojnë përgjigje  :

„Kа reaksione nga parapagues shumëvjeçarë, të cilët për dy muaj kanë shkuar dikund jashtë dhe janë çkyçur nga rrjeti i EVN Maqedoni. Më vonë ata reagojnë për shumën e çkyçjes së përsëritur  “, thotë Мirjana Lonçar, kryetare  e Organizatës së konsumatorëve të Maqedonisë.

Edhe përkundër përkrahjeve, nga EVN nuk morrëm përgjigje në pyetjet e parashtruara .

Për një orë punë, EVN do t`i arkëtojë 2.000 denarë

Qytetarët më së shumti reagojnë në shumën e kyçjes së përsëritur që ia arkëtojnë  EVN-së dhe ai është mbi 2.000 denarë, varësish nga koha kur klienti dëshiron ta kyçin.

Georgiev komenton se kjo është shumë shtrenjtë.

Do të vijnë me pincat (danat), do hypin në banderë dhe do të lidhin një tel  për një orë dhe do ti marrin 2.000 denarë “, thotë Georgiev.

Puna efektive e elektriçistëve për kyçje dhe çkyçje nga rrjeti nuk është më e gjatë se 90 minuta dhe nuk kushton më shumë se 500 denarë, thotë elektro-inxhenieri që punon në mirëmbajtjen e rrjetit elektrik në një ndërmarrje publike dhe i cili dëshiroi të mbetet anonim.

Për  faturat e larta reagojnë edhe nga Organizata e konsumatorëve të Maqedonisë. Mirjana Lonçar thotë se shpesh te ato ankohen qytetarë për lartësinë e taksës për kyçje të përsëritur.

Qytetarët nuk e dijnë se nga ku dalin këta shuma të larta. Duhet të futet disciplinë në pagesën e shërbimeve për këta operatorë, shumat e tashme janë shumë të larta “, thotë Lonçar .

Ajo apeloi deri te Komisioni rregullator për energjetikë të reagojnë për lartësinë e faturave, por nga atje thuan se askush përveç EVN Maqedonia nuk e ka rregulluar këtë kosto.

„ EVN Maqedonia deri tani vetë i ka pëcaktuar çmimet për kyçje të përsëritur të konsumatorëve në rrjetën e tyre. Kjo çmimore është miratuar nga Këshilli Drejtues “, thotë Dimitar Petrov, kryetar i Komisionit Rregullator për energjetikë.

Ai shton se në Komisionin Rregullator për energjetikë në procedurë është sjellja e rregullores së re për shërbimet e operatorit në rrjetin distributiv me të cilën do të rregullohet kjo veprimtari.

Për dallim nga ne, në Bullgarinë fqinje komisioni rregullator qëmoti e ka rregulluar çmimin e kyçjes së përsëritur dhe tash kjo taksë është 19 levë (rreth 600 denarë), ndërsa nga 5 qershori kjo taksë është hequr krejtësisht.

Nga EVN Maqedoni nuk morrëm përgjigje se si pëcaktohet shuma për kyçje të përsëritur.

Operatorët celularë i përcaktojnë detyrimet nga mënga

Kriter të vetë gjatë përcaktimit të çmimeve të shërbimeve celulare zbatojnë edhe operatorët celularë. Në VIP taksa më e madhe për kyçje të përsëritur është 295 denarë, në ONE  është 199 denarë kurse në T-mobile është 100 denarë.

Nga pyetjet që i dërguam deri te këta operatorë, u përgjigj vetëm VIP, se sipas ligjit dhe rregulloreve për komunikim elektronik në nenin 18 është theksuar e drejta e operatorëve që të arkëtojnë për kyçjen e përsëritur në rrjetë.

Ata nuk treguan detajisht cilat janë harxhimet që i ka operatori, theksuan se operatori shfrytëzon burime njerëzore dhe teknike.

Në One na deklaruan se paratë për kyçje të përsëritur i marrin sepse nuk marrin kamatë për pagesë të vonuar. Në T-mobile në pyetjen e njëjtë na thanë se kjo është politika e firmës..

Inbox7 bëri analizë të kostove për kyçje të përsëritur te operatorët celularë. Të tre operatorët deklaruan se kyçja bëhet menjëherë ose për jo më shumë se 10 sekonda. Kjo nënkupton se kostot për angazhimin e faktorit njeri janë minimale. Nëse nënkuptohet se rroga minimale në Maqedoni është 21.00 denarë, ora mesatare e punës është rreth 100 denarë, atëherë një minutë pune e punëtorit kompanisë i kushton 1.5 denarë, ndërsa 10 sekonda kushtojnë rreth 25 deni, kurse për kyçje të përsëritur operatorët celularë arkëtojnë nga 400 deri 1200 herë mëë shumë nga ajo që kanë harxhuar për kyçje.

Nga  Organizata e konsumatorëve të Maqedonisë vlerësojnë se kjo është kosto është shumë elartë, dhe se organet rregullatore të shtetit duhet të mbajnë llogari dhe ti mbrojnë qytetarët nga këto harxhime të mëdha.

Për Vladimir Ristevskin këshilltar për marrëdhënie me opinionin pranë Agjenciot për komunikime elektronike, kjo nuk është lëmi e rregullimit të harxhimeve të operatorëve celularë dhe se shumë pak vende në Evropë i kanë rregulluar këto kosto që i paguajnë qytetarët.

Shërbimet e shitjeve me pakicë dhe paketat që i ofrojnë operatorët celularë ne si Agjencion për komunikime elektronike nuk i kontrollojmë. Operatorët vetë i përcaktojnë çmimet për këto shërbime “, thotë Risteski.

Ai shton se ata i rregullojnë vetëm çmimet e lidhjeve interkonektive mes operatorëve./Inbox7

Lajme të ngjashme

Back to top button