fbpx

Lufta për Opozitë

I lodhur nga humbjet e njëpasnjëshme të partisë së tij dhe i inkurajuar nga fitorja në zgjedhjet lokale në Strugë, Zijadin Sela ka filluar luftën e tij për të marrë primatin e liderit të opozitës në kampin politik shqiptar.

Ai ka ndërmarrë nismën për reformimin e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) së cilës thotë se ende i takon. Sela, i cili është në krye të Komunës së Strugës, ka kritikuar kreun e saj Menduh Thaçin se nuk ka arritur të bashkojë opozitën shqiptare. Pas formimit të nëndegës paralele të PDSH-së në Strugë, ai vazhdon të punojë në teren që të shtrijë infrastrukturën partiake në të gjithë terenin politik të shqiptarëve të Maqedonisë.

Në të njëjtën kohë, Sela negocion me RDK-në dhe partitë tjera më të vogla për krijimin e një fronti të bashkuar opozitar, të aftë për të fituar zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Në tetor të vitit të kaluar Sela tha se fajtor për dështimin e koalicionit midis PDSH-së dhe RDK-së është Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), parti e cila punon kundër bashkimit të opozitës. Mendim të ngjashëm me Selën ka edhe njëri ndër eksponentët e RDK-së , ish-nënkryetari  Artan Dika.

Dika tha se RDK-ja ka qenë gjithmonë pro bashkimit të opozitës. “Ekziston një pakënaqësi e madhe dhe një elektorat shumë i madh opozitar, i cili është i shkapërderdhur, i lodhur dhe i paorientuar”, tha Dika për Inbox7.

Këtu ‘meritat’ kryesore i ka kryetari i PDSH-së, i cili duke ndjekur me çdo kusht qëllimin e tij për të qenë faktor (çfarëdo lloj faktori) në skenën politike në Maqedoni dhe me qëllim të ruajtjes së bizneseve të tij private, ka bërë që të vazhdojë edhe më tej qeverisja e BDI-së”.

“Elektorati opozitar është lodhur dhe gradualisht ka humbur kondicionin e tij në kundërshtimin e politikave korruptive, të dështuara dhe të dëmshme të partisë shqiptare në pushtet”, tha Dika .

Musa Lamallari, njohës i çështjeve politike dhe përfaqësues i Diasporës për Shqiptarët e Maqedonisë (DSHM), deklaroi për Inbox7 se PDSH-ja mbetet subjekti më relevant opozitar shqiptar, pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, të imponuara nga qeverisja VMRO-BDI.

PDSH-ja edhe një herë dëshmoi se është parti opozitare, duke paralajmëruar për të gjitha skenarët para dhe pas zgjedhjeve”.

” Është fakt se Diaspora për Shqiptarët e Maqedonisë që përfaqësoj unë ka përkrahur opozitën dhe liderin e saj, Menduh Thaçi, i cili ka qenë i sulmuar nga të gjithë anët pa ndonjë arsye, sikur ai të kishte qenë pjese e qeverisë në 10 vitet e fundit”, tha Lamallari.

Bashkimi i opozitës si opsion kundër politikave aktuale të BDI-së

Faton Arifi, reporter me bazë në Strugë, theksoi për Inbox7 se bashkimi i opozitës së vërtetë shqiptare në Maqedoni është e vetmja alternativë dhe rrugëdalje nga situata.

Sela është interesuar për një gjë të tillë”, tha ai. “Kam shumë dyshime se PDSH do të jetë opozitë e vërtetë, sepse afërsia me VMRO-në e vë në dyshim një gjë të tillë, andaj Ziadin Sela duke mos llogaritur PDSH-në e Thaçit si opozitë, duhet t’i bashkojë zërat opozitar në një të vetëm, madje qofshin ata edhe vetë anëtarë ose funksionarë aktual të PDSH-së ”, tha Arifi.

Ndërkaq Dika shtoi se tashmë”ekziston bashkëpunim midis partive më të mëdha, BDI dhe PDSH për eliminimin e Opsionit të Tretë Shqiptar (OTSH). Kjo nuk është ide konspirative”.

 Kryetarit të PDSH-së  tashmë i intereson vetëm mbetja e tij me çdo kusht në skenën politike, për të ruajtur biznesin dhe privilegjet personale dhe palën e tretë e sheh si rrezik për veten. BDI-së i intereson që ky kryetar i PDSH-së  të vazhdojë të mbajë peng një pjesë të madhe të elektoratit opozitar, në mënyrë që populli sërish të përdor logjikën e zgjedhjes së BDI-së, si gjoja e keqja më e vogël, mes dy të këqijave, BDI dhe PDSH ”, tha Dika.

“ RDK-ja doli në skenën politike si një ofertë për ndryshim. E kaluara e drejtuesve shqiptarë nuk jep asnjë shpresë për ndryshim në të ardhmen,” theksoi Dika.

Opsioni i tretë  në raport me opozitën

Musa Lamallari mendon se ideja e ndryshme për bashkërendimin e opozitës shqiptare është tentim për linçimin e liderit të PDSH-sëMenduh Thaçi nga BDI-ja, partitë tjera të vogla shqiptare, grupet tjera joformale, që janë klasa komuniste e lidhur me LSDM-në, si dhe disa parashutistë që manipulojnë me emrin e Diasporës, të cilët janë pjesë e agjenturës së Ali Ahmetit.

Me një fjalë opozitarët shqiptar në shpirt, si të djathtë dhe që kanë parime në politikë, herën e parë 40 mijë, pastaj 70 mijë vota, kanë treguar se pranojnë lidershipin e pakontestueshëm të kryetarit të PDSH-së, Menduh Thaçi”, tha Lamallari.

Pakënaqësitë që do shfaqen në BDI, tash pas formimit të qeverisë, zhgënjimi i anëtarëve të PDSH-së nga mos hyrja në qeveri por edhe pozicioni i RDK-së do të  favorizojnë nismën e Selës për një ndryshim rrënjësor të politikbërjes shqiptare në Maqedoni”, tha më tej  Faton Arifi.

Lamallari nuk beson në teoritë konspirative se PDSH-ja dhe BDI-ja bashkëpunojnë për eliminimin e Opsionit të Tretë Shqiptar (OTSH).

Megjithatë mundësia me e madhe e bashkimit të opozitës shqiptare ishte pas zgjedhjeve të vitit 2011, kur opozita fitoi 121.533 vota, ndërsa BDI me koalicionin e saj  115.092 vota. Ndërkohë kryetari i BDI-së Ali Ahmeti njoftoi se në zgjedhjet e ardhshme kjo parti synon të arrijë mbi 200 mijë votues./Inbox7

Nuk është e vërtetë se ka ide konspirative mes BDI-së dhe PDSH-së. Çdo opsion i tretë do të mundohet sërish të dëmtojë PDSH-në dhe jo BDI-në dhe ky është konspiracion që duhet të luftohet, pasi lidhjet i ka në strukturat kriminele të agjenturave të BDI-së, që bashkëdizejnon me shërbimet e ndryshme sekrete të vendit dhe të huaj, dhe në dëm të interesave të qytetarëve shqiptar ”, tha Lamallari.

Dika pohon se ekzistonte një bashkëpunim midis dy partive opozitare dhe këtë RDK-ja e bëri për hir të dëshmimit së është parti serioze që ka vizion dhe që e do bashkëpunimin e opozitës.

I gjithë elektorati opozitar ishte pro bashkëpunimit, por ndodhi përçarja e opozitës shqiptare.Lodhja e elektoratit opozitar në fakt është e përgjithshme dhe këtë unë e shoh edhe tek elektorati i PDSH-së. Ata janë të zhgënjyer, të frustruar dhe të lodhur nga humbjet pa fund”, theksoi Dika.

Sipas Dikës, sado që BDI është një parti e klaneve, interesave personale, tenderëve, përfitimeve grupore, mashtrimeve të mëdha dhe shkëmbimit të idealeve të luftëtarëve të vrarë në vitin 2001 me përfitimet personale në pushtet, kryetari  i PDSH-së kurrë nuk mund të jetë zgjidhje për problemet e shqiptarëve në Maqedoni.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close