VMRO: Person i afërt me Grubin bleu hotel në Kodrën e Diellit me çmimin e një garsoniere

Përpara se pushteti të nënshkruante marrëveshje me një kompani ndërtimore për vazhdimin e punës në autostradën Shkup – Bllacë, e njëjta kompani ia shiti hotelin 278 m2 që ka në Kodrën e Diellit një kompanie të afërt me Grubin, thonë nga VMRO-DPMNE, transmeton Portalb.mk.

Nga kjo parti thonë se çmimi me të cilin kompania pranë Grubit bleu hotelin është vetëm 55 mijë euro, kur llogaritet çmimi për të cilin është blerë një metër katror, ​​del një shumë prej 200 euro.

“Si ka mundësi që të gjitha marrëveshjet që lidhen me njerëzit përreth Grubit janë lidhur dhe 20 apo 30 herë më poshtë çmimit? Cili është arsyetimi ekonomik i shitjes së një hoteli për 55 mijë euro? A është shitja kusht për nënshkrimin e një kontrate qeveritare me atë kompani ndërtimi dhe a behet fjale për reket?”, pyesin nga VMRO.

PThP nuk duhet të presë, blerja e pronës me vlerë nën çmim e njerëzve përreth Grubit është jashtëzakonisht simptomatike dhe duhet hetuar, thonë nga VMRO.

VMRO-DPMNE prej javësh publikon seri të dëshmive, me të cilat, siç thonë nga kjo parti, do të konfirmojnë se, LSDM dhe BDI i kanë shndërruar institucionet shtetërore në degë të kompanive të tyre, ndërsa aparati shtetëror shfrytëzohet që të krijohen kushte të mira biznesi për kompanitë e njerëzve nga pushteti.

Në lidhje me Grubin, VMRO-ja akuzon se familja e tij ka biznes milionësh dhe pronë përmes vëllait të tij, i cili në mënyrë direkte apo indirekte është i lidhur me më shumë biznese, siç është edhe ai i kalibrimit të instrumenteve për mbushjen e derivateve të naftës dhe gasit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button