Jahjaga në rreshtin e parë me Pitt dhe Jolie (Foto)

Edhe pse ishte në rreshtin e parë me yjet e mëdha botërorë të filmit, presidentja jonë u tregua sy-patrembur dhe nuk u tendos nga ky fakt.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila po qëndron në Londër, mori pjesë sot në hapjen zyrtare të Samitin Global për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikte, transmeton Telegrafi.

Samiti Global për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikte është organizuar nga Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, z. William Hague dhe Përfaqësuesja Speciale e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Angelina Jolie.

Në Samit po marrin pjesë përfaqësues të lartë nga e gjithë bota, përfaqësues nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, ministra të jashtëm të vendeve të ndryshme. Gjithashtu, është e pranishme edhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton.

Lajme të ngjashme

Back to top button