Si të shpëtoni nga ankthi?

Ankthi, një nga shqetësimet më të përhapura të viteve të fundit e shfaq veten papritmas me shenja si rrahje të shpeshta zemre, djersitje dhe të vjella.

Kjo sëmundje e cila shkatërron jetën e të sëmurit mund të mbahet nën kontroll nëse diagnostikohet herët dhe kurohet siç duhet.

Ankthi nuk shfaqet krejtësisht vetëm, ai mund të jetë shenjë e çrregullimeve psikiatrike, çrregullimeve tiroidale, uljes së nivelit të sheqerit në gjak, sëmundjeve te zemrës dhe mushkërive, tumoreve të trurit, epilepsisë, anemisë, infeksioneve të ndryshme, mungesës së vitaminave, konsumimit të tepër të kafeinës dhe ilaçeve. Ankthi nuk është një sëmundje më vete, por mund të shfaqet si shenjë e shumë shqetësimeve psikiatrike dhe fizike.

Shenjat fizike të shfaqura gjatë ankthit
Rrahje të shpeshta zemre, djersitje, vështirësi në frymëmarrje, ndjesia e të mbyturit, dhimbje në gjoks, përzierje, të vjella, mosnjohje e vetes, mpirje, të kesh të ftohtë, temperaturë e lartë, humbje e kontrollit. Në rast të një krize mund të shfaqen të paktën katër nga shenjat e mësipërme.

Imagjinojeni veten në një vend të qetë. Gjatë krizës së ankthit personi duhet ulur në një vend të përshtatshëm. Të marrë frymë me hundë dhe ta lëshojë frymën duke mbyllur buzët për 5 sekonda. Personi duhet ta përqendrojë vëmendjen dhe të fokusohet në një moment të qetë. Të përpiqet të fokusohet mbi hollësitë rreth e rrotull tij, shkruan Start. Ato që e përjetojnë një ndjenjë të tillë duhet t’i thonë vetes se nuk kanë asgjë për t’u frikësuar dhe se do të kalojë së shpejti.

Disa këshilla për të sëmurët me ankth:
• Ankthi mund të kontrollohet. Duhet të qëndrohet larg pesimizmit dhe dëshpërimit.
• Ankthi mund të jetë paralajmërues i sëmundjeve të tjera. Duhet kontaktuar një psikiatër.
• Të ndiqen këshillat e psikologut apo psikiatrit dhe terapia e sugjeruar nga ai.
• Personi duhet të informojë dhe të afërmit rreth krizës së ankthit.
• Të tregohet i kujdesshëm në ushqyerje. Të qëndrojë larg ushqimit të tepërt dhe pijeve si çaj, kafe, pije të gazuara dhe ato energjike.
• Të marrë masa për një gjumë të shëndetshëm dhe cilësor.
• Të bëjë ushtrime të rregullta fizike ose të ecë vazhdimisht.
• Të ndajë më shumë kohë për aktivitetet e tij të parapëlqyera dhe të marrë pjesë në aktivitete të ndryshme socio-kulturore.
• Nuk duhet harruar se një gjendje e shëndetshme emocionale është shumë e rëndësishme edhe për një jetë të shëndetshme seksuale.
• Krizat e ankthit mund të lidhen me shumë faktorë biologjike dhe psikologjikë. Gjithmonë të kërkohet ndihma e specialistëve përkatës. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button