KRRE i tregoi tarifat minimale dhe maksimale për ujin e pijshëm në Shkup

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe Shërbimeve të Ujit, ka miratuar vendim që tarifa minimale e ujit të pijshëm në Shkup të jetë 31,53 denarë për metër kub, ndërkaq maksimalja 34,82 denarë. Çmimi aktual për metër kub është 31,87 denarë, njofton Portalb.mk.

Ky propozim është dorëzuar në NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup, i cili në kuadër të tarifës minimale dhe maksimale, duhet që të miratojë vendim të tij dhe ta dorëzojë për miratim në Këshillin e Qytetit të Shkupit, pas çka do të dihet çmimi përfundimtar që shupjanët do të paguajnë për metër kub ujë të shpenzuar.

Llogaritjet e Komisionit janë se nëse “Ujësjellësi” e miraton çmimin e tarifës maksimale, atëherë qytetarët do të paguajnë më shumë, mesatarisht 29,5 denarë në muaj.

“Kjo nuk është shumë e madhe e parave dhe qytetarët do të mund ta paguajnë. Por, Këshilli i Qytetit të Shkupit mund të miratojë vendim për tarifën minimale dhe atëherë do të kenë çmim më të ulët”, deklaroi kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski.

Vendimi përfundimtar për çmimin e ujit do të dihet në afat prej 150 ditësh, kur duhet të mbarojë tërë procedura, përfshirë edhe miratimin në Këshillin e Qytetit të Shkupit.

Bislimovski, tha se kërkesat për çmim më të lartë të ujit, ndërmarrjet publike i arsyetojnë me rritjen e shpenzimeve për rrymë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button