Vret gruan nga pakujdesia dhe plagos mbesën, tenton të vrasë veten duke prerë fytin me thikë

Një ngjarje rëndë ka ndodhur në  Mirditë, ku burri nga pakujdesia ka vrarë gruan dhe ka plagosur mbesën me çifte. Policia bën të ditur se viktima është Prena Marku 40 vjeç, e plagosur është Rezarta Marku 18 vjeç, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Po tragjedia në familjen e Ndue Bisakut, autorit të ngjarjes s’ka marrë fund me kaq, 52-vjeçari pasi kreu krimin në gjendje të rëndë psikologjike ka tentuar të vrasë veten, duke u prerë me thikë në fyt . Mësohet se ai u dërgua në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Vrasja ndodhi në orët e para të ditës së sotme në fshatin Konaj të Komunës Fan në Mirditë, në banesën e prindërve të bashkëshortes.

Viktima Prena Marku nga Mirdita dhe Ndue Bisaku, 52 vjeç, nga Gjakova ishin të martuar dhe prej vitesh jetonin në Kosovë, ndërsa mbrëmjen e djeshme kishin shkuar për festë te familja e prindërve të Prenës në fshatin Konaj.

Nga hetimet e para është bërë e ditur se ngjarja e rëndë ka ndodhur nga pakujdesia, teksa 52-vjeçari Bisaku po pastronte çiften e vjehrrit të tij brenda në banesë.

Në momentin, kur arma është marrë në dorë nga ai, kishte patur një fishek te gryka pa dijeninë e tij dhe ai e ka shkrehur, duke qëlluar bashkëshorten dhe mbesën e saj, 18 vjeçe Rezarta.

Në momentin kur ka ndodhur ngjarja brenda në dhomë nuk ka patur persona të tjerë, por pasi kanë dëgjuar krismën e armës kanë hyrë brenda në dhomë.

Pas këtij momenti ai ka tentuar të vrasë vetën, duke duke përplasur kokën disa herë në mur, dhe më pas ka marrë thikën duke prerë fytin.

Kanë qenë familjarët e tjerë të cilët kanë ndërhyrë duke i dhënë ndihmën e parë atij, pasi nga ky veprim ka mbetur i plagosur rëndë. Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Rrëshenit nga ku është bërë e ditur se nga plagët e marra ai ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Policia e Mirditës ka nisur hetimet për krimin e rëndë. Pas ekspertizës së kryer policia bëri të ditur se, 40-vjeçarja ka gjetur vdekjen menjëhershme nga plagët e marra në gjoks, ndërsa  mbesa e saj ka marrë një plagë në këmbën e majtë dhe tashmë ndodhet jashtë rreziku për jetën.

Në lidhje me ngjarjen policia bëri të ditur se ka shoqëruar disa familjarë, për të mësuar më tepër rreth rrethanave të saj./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button