Shaqiri: Nuk është e lehtë të merret vendim për mësim të plotë online, disa shkolla nuk marrin kërcënime

Ministria e Arsimit së bashku me institucionet e tjera po analizon raportimet e fundit masive për bomba në shkolla dhe problemet me platformën e mësimdhënies online për të dhënë rekomandime të reja, transmeton Portalb.mk.

Ministri Jeton Shaqiri thotë se është duke u shqyrtuar mundësia që mësimi të kalojë tërësisht online, por një vendim i tillë është vështirë të merret.

“Nuk nxitojmë ta marrim këtë vendim. Nuk është një vendim i lehtë, do të duhet të përfshihen edhe shkollat ​​fillore. Disa nga shkollat ​​nuk kanë e-mail, por marrin kërcënime, e-mail-et u dërgohen në një grup te të gjithë dhe sipas të dhënave të marra nga MPB ka reagim edhe në shkollat ​​të cilar nuk e kanë hapur e-mailin. Prandaj them se vendimi për mësim të plotë online nuk është i lehtë për momentin pasi nuk dihet se çfarë pasojash do të ketë në qytetet e tjera dhe në shkollat ​​e tjera fillore. Nëse ky është qëllimi i atyre që raportojnë bombat, nuk mendoj se do të merret kaq lehtë një vendim i tillë”, tha ministri Shaqiri.

Ai shpjegoi se bashkë me institucionet e sigurisë po shqyrtojnë komunikimin elektronik veç e veç sepse emailet nuk janë komunikim ligjor dhe i detyrueshëm me institucionet, por për ta konfirmuar këtë duhet të deklarohen organet e sigurisë.

Ai theksoi se është kundër mësimit online dhe bëri të ditur se do të merren masa të reja, si në fushën e sigurisë, ashtu edhe në fushën e problemeve me të cilat përballen prindërit që punojnë, të cilët nuk mund të largohen nga puna për të marrë fëmijët nga shkolla kur ka kërcënime për mjete të vendosura shpërthyese.

“Unë si ministër kam thënë që jam kundër mësimit online. Por këto janë rekomandime që të mos humbasë mësimi, do të shikojmë problemet në shkolla. Kemi prindër që punojnë, do të shqyrtoj propozimet e reja. Ne flasim çdo ditë me Komisionin e Sigurisë dhe disa nga rekomandimet bazohen në disa nga konkluzionet e tyre. Mendoj se tani kemi një situatë të re, sepse tani ka më shumë raportime në shkollat ​​fillore sesa në ato të mesme. Prandaj tani do të shikojmë problemet që lindën pas kërcënimeve me bombë edhe në shkollat ​​fillore”, tha Shaqiri.

Sa i përket maturës shtetërore, ai tha se do të zhvillohet, ndërsa tregoi edhe se është formuar grup punues nga pikëpamja e sigurisë për të shqyrtuar të gjitha hapat që duhet të ndërmerren që të mlës rrezikohet matura për shkak të raportimeve të rreme për bomba.

Lidhur me problemin e djeshëm me aplikacionin e mësimdhënies online Tims, ministri sqaroi se aplikacioni nuk funksionoi në ato shkolla ku për herë të parë kishte kërcënim me bombë. Sa i përket shkollave që kërcënohen më shpesh, mbi të gjitha shkollat ​​e mesme, Shaqiri thotë se nxënësit e atyre shkollave nuk e kanë pasur problem të kyçen në aplikacion.

I pyetur se pse kërcënime të vendosura bombë ka vetëm në shkollat ​​publike, por jo edhe në ato private, ministri i Arsimit tha se këtë pyetje ia bën edhe vetes.

“Nuk është se do të doja të kishte në ato private, por të mos kishte as në ato shtetërore”, tha Shaqiri.

Raportime për bomba të vendosura herët në mëngjes ka pasur edhe sot në 18 shkolla në Shkup.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës disa ditë më par rekomandoi që shkollat ​​kur marrin kërcënim për bombë të organizojnë mësime online në vend që të pezullojnë plotësisht mësimin për atë ditë.

Për të mos humbur mësimet, nxënësit duhet të hyjnë online për një orë, për aq kohë sa duhet të kthehen në shtëpitë e tyre, për të ndjekur mësimin.

Nga 26 tetori i vitit 2022 në Shkup dhe disa qytete të RMV-së, disa herë është denoncuar se në email-adresat e disa shkollave, por më pas edhe të institucioneve, qendrave tregtare, aeroporteve, është dërguar kërcënim për vendosje të bombës. Deri tani, të gjitha denoncimet kanë rezultuar të jenë të rrejshme. MPB, vazhdon të deklarojë se po punon në zbardhjen e tyre, por deri më tani nuk dihet se prej ku vijnë këto kërcënime.

Ekspertët vlerësojnë se alarmet e deritanishme për bomba vijnë prej Rusisë, ndërkaq, qëllimi është që të ndjellin frikë te qytetarët në kontekst të luftës në Ukrainë dhe ankthit për një konflikt në veri të Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button