Disa figura brenda BDI-së përsëri kërkuan që Grubi dhe ministrat e afërt më atë të largohen nga pushteti

Disa figura të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Çair organizuan takimin e radhës me qytetarët, ku një nga kërkesat e tyre ishte edhe largimi i zëvendëskryeministrit Artan Grubi dhe ministrave që janë të afërt me atë, transmeton Portalb.mk.

“Mes ovacioneve të shumta dhe kërkesave për dorëheqjen e menjëhershme të Artan Grubit dhe ministrave të dështuar që dirigjon ai, në një atmosferë të ndezur çairasit u njoftuan me kërkesat për kthimin e BDI-së në gjenezë, tek populli dhe larg duarve të interesxhinjëve politikë që punojnë vetëm për interesat e ngushta personale në dëm të BDI-së dhe popullit shqiptar”, thuhet në kumtesën e këtyre funksionarëve të njohur në opinion si “Grupi i Zjarrit”.

Tubimi i “Grupit të Zjarrit” në Çair

Në takim mori pjesë deputeti Izet Mexhiti, Merita Koxhaxhiku dhe Kastriot Rexhepi, kryetari i Çairit, Visar Ganiu, kryetari i Sarajit Blerim Bexheti dhe figura tjera partiake, si Musa Xhaferi, Nevzat Bejta dhe Saranda Imeri. Ata raportuan për ndërprerje të vazhdueshme të rrymës elektrike në sallën me 3 mijë banorë.

“Nuk e merr seriozisht detyrën që ka, nuk mund ta mbron trashëgiminë iliro-dardano të Shkupit, as fëmijët e Velesit, as investimet kapitale, apo 25 përqind nga 400 milion euro investime. Edhe në kohën e Gruevskit me më pak pushtet kemi arritur më shumë se sa sot me gjithë këtë pushtet Artan Grubi”, tha Mexhiti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button