Paga minimale në Shqipëri u rrit në 40 mijë lekë

Nga 1 Prilli, paga minimale në sektorin privat dhe atë shtetëror në Shqipëri do të jetë 40 mijë Lekë. Ky është vendimi më i fundit i miratuar nga qeveria, qe shenon rritjen e tretë brenda 1 vitit të pagës minimale, raporton Klan.

Delina Ibrahimaj: Sot u mor vendimi për caktimin e pagës minimale, I cili në bazë të vendimit shkon nga 34 mijë lekë, në nivelin 40 mijë Lekë. Rritja që sot u miratua  në Këshillin e Ministrave është prej 6 mijë lekësh bruto dhe është në nivel 17.6 % më e lartë se sa paga që është aktualisht në treg. Kjo pagë do ti atribuohet si sektorit privat, ashtu dhe atij publik. Çdo punëmarrës dhe punëdhënës do jetë i detyruar të zbatojë vendimin e pagës minimale që nga data 1 prill, që do të thotë se paga që punonjësit do marrin më 1 maj të jetë e reflektuar kjo rritje.

Ministrja e Financave theksoi se ky vendim nuk synon përafrimin e pagës minimale me vendet e rajonit dhe nuk bëhet për arsye elektorale. Ajo tha se shteti do të subvencionojë bizneset për sigurimet shëndetësore deri në fund të këtij viti.

“Sektorit të bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit, do të subvencionojmë të gjthë elementët shtesë, që janë në pagesën e muajit Prill, subvencionojmë. 30 mijë persona. Për të mbështetur gjatë gjithë vitit për vitin 2023. Arsyeja kryesore se kemi qenë të kujdessshëm ka qenë se nuk duam që ne jemi subvecionuar koston shtesë të kontributeve të sigurimeve, është një politikë që nuk ka lidhje me zgjedhjet. Kemi qenë të kujdesshëm pasi nuk duam që t’i shtojmë kosto biznesit dhe kjo është arsyeja që subvencionojmë koston shtesë për kontributet e sigurimeve shoqërore. Kjo nuk lidhet me politika zgjedhore”.

Per Ibrahimajn, brenda tre viteve të ardhshme synohet që Shqipëria të mos ketë pagën më të ulët në rajon dhe të jetë konkurruese.

Paga minimale u rrit për herë të fundit më Shtator të vitit të kaluar, në nivelin e 34 mijë lekëve. Sipas INSTAT, deri në tremujorin e tretë 2022, 16% e të punësuarve në vend paguhen deri në pagë minimale, dhe 27% të tjerë kanë pagë deri në 40 mijë lekë.

Gjithashtu qeveria ka vendosur rritjen e pagës për ushtarakët me 7%. Nga 1 Marsi, rritja hyn në fuqi për mbi 6500 ushtarakë dhe niveli mesatar gjatë pagave me këtë vendim është 870 mijë lekë. Kjo kategori rritjen më të fundit e pati vitin e kaluar me 30 për qind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button