Volkswagen Amarok Ultimate vjen këtë verë

Njëra ndër kompanitë më të suksesshme gjermane Volkswagen, këto ditë ka prezantuar zyrtarisht modelin e ri të Amarok Ultimate. I dizajnuar për të manovruar në terrene malore, edicioni special ka drita bi-xenon, me LED drita tjera të integruara në shasi. Ndërkaq ngjyra e hirtë, mbrojtësit anësorë dhe ftohësi gjigant i motorit, e bëjnë këtë veturë edhe më atraktive.

Por edhe fellnet 19 inç dhe rrotat për terrene malore i ndihmojnë Amarokut të ri të jetë më fleksibile gjatë ngasjes. Kur është fjala për enterier, ndryshimet janë të kufizuara por Amaroku Ultimate vjen me katër karrige të markës Alcantara me ngrohje, dysheme special të punuar nga mati, posedon sistemi navigimi GPS, kamera ndihmëse për parkim dhe alarm.

Kjo veturë do to jetë e disponueshme në treg me disa motorë të ndryshëm, derisa çmimi fillestar i saj pritet të kushtoj plotë 42,000 euro (përfshirë TVSH).

Lajme të ngjashme

Back to top button