Zjarr në Parlamentin e Maqedonisë

Në njërën nga kubetë e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë ku ende porealizohen punë ndërtimore mëngjesin e sotëm është paraqitur një zjarr i vogël i cili është sanuar.

Gjatë saldimit të konstruksionit të çeliktë një shkëndijë ka rënë në izolimin termik të dyshemesë, njoftuan nga Kuvendi. Menjëherë është vërejtur, raguar dhe sanuar. Ka pasur vetëm tym për shkak se bëhet fjalë për hapësirë të mbyllur.

Dëm material nuk ka. Bllagoja Menkovski nga Njësiti zjarrfikës konfirmoi se ngjarja ka ndodhur gjatë saldimit.

Para hyrjes zyrtare të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë ka pasur dy automjete zjarrfikëse. Në ndërtesë për momentin ende nuk ka energji elektrike.

Lajme të ngjashme

Back to top button