Të shtunën klipi nga Tingulli Trent

Nuk do të titullohet “Ali Pashë Tepelena”, por do të titullohet “Jasha” kënga e re e Tingullit Trent, të cilën e paralajmëruam ditë më parë.

Ditë më parë raportuam se burimet e Telegrafit e dijnë se kënga është përfunduar dhe është gati edhe klipi, por si duket titulli ka pësuar ndryshim.

Projekti titullohet “Jasha” dhe pikërisht ka vargje që lidhen me Ali Pashë Tepelenën si “fabulë” për jetën aristokrate dhe luksoze që dëshiron ta shprehë Geasy. Natyrisht, me femra shumë.

Kjo vërehet edhe nga fotoja e publikuar në faqen zyrtare të BabaStars dhe Entermedias që konfirmuan se projekti do të vijë të shtunën premierë në Prive.

Kënga është punuar nga Getoar Selimi në tekst dhe vijë melodike, teksa videoklipin e ka punuar Entermedia. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button