Është miratuar rregullore e re me të cilën pengesa nuk konstatohet vetëm me dokumentacion mjekësor, tha Trençevska

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska sot njoftoi se Rregullorja e re për vlerësim funksional është miratuar dhe shpallur në Gazetën Zyrtare më 17 janar të vitit 2023, me çka “janë rrumbullakuar të gjitha ndryshimet legjislative për zbatimin e modelit të ri”. Duke folur për rregulloren e re, ajo tha se po hiqet dorë nga modeli i vjetër mjekësor i shikimit të gjendjes shëndetësore dhe pengesës, ku në bazë ishte vetëm diagnoza mjekësore, njofton Portalb.mk.

“Klasifikimi ndërkombëtar i funksionimit i përfshinë të gjitha aspektet e shëndetit njerëzor dhe komponentë të caktuar shëndetësorë të mirëqenies dhe i përshkruan në aspektin shëndetësor dhe në aspektin e gjendjeve të lidhura me shëndetin. Ajo që është më e rëndësishme, jep përshkrim edhe të situatës në aspektin e funksionimit të fëmijëve, por edhe kufizimeve nga mjedisi për pjesëmarrjen e tyre të plotë. Dy fëmijë me një sëmundje mund të kenë nivel të ndryshëm të funksionimit”, tha Trençevska.

Ajo sot foli në ngjarjen për shënimin e “Ditës së Sëmundjeve të Rralla”, të cilën e organizoi Shoqata e Pacientëve me Sëmundje të Rralla “Jetë me sfida”. Me ngjarjen u rrumbullakua edhe fushata “I njohim sëmundjet e rralla – 28 ditë në shkurt me 28 diagnoza të rralla”, të zbatuar në mbarë shtetin, pjesë e cilës ishte edhe Portalb.mk.

Ministrja tha se kjo metodologji e re do të shërbejë në periudhën e ardhshme si mjet për krijimin e politikave sociale = gjatë planifikimit të sistemeve për kompensime të mbrojtjes sociale dhe për fëmijët, planifikimit të shërbimit, arsimimit gjatë hartimit të programeve arsimore, nevojës së mbështetjes së institucioneve arsimore, për ngritjen e vetëdijes dhe ndërmarrjes së aksionit shoqëror.

Ministrja kumtoi se deri më tani këto trupa për vlerësim, kanë bërë profil funksional për 1.699 fëmijë dhe tanimë munden të shohin edhe rezultate konkrete të dukshme.

“Nga vlerësimet e bëra, 884 fëmijëve u është rekomanduar asistencë arsimore në kuadër të arsimimit të rregullt, ndërkaq Qeveria për vitin 2022/23 ka siguruar mjete në lartësi prej 5,7 milionë euro për punësimin e 720 asistentëve arsimorë, të cilët i sigurojnë kuadrit arsimor mbështetje, në punën me nxënësit me nevoja të veçanta arsimore. Nevoja e realizimit të të drejtave për mbrojtjen e fëmijëve, tanimë realizohen nëpërmjet trupave të ri”, shtoi ministrja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button