Merkel: Dëshirojmë të bashkëpunojmë me Maqedoninë

Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se Gjermania dëshiron të bashkëpunojë me Maqedoninë dhe do ta gëzojë fakti nëse në muajt e ardhshëm vjen deri te zgjidhja e problemit me emrin.

“Ne dëshirojmë të bashkëpunojmë me Maqedoninë në mënyrë të arsyshme dhe gjithsesi do të më gëzojë fakti nëse në muajt e ardhshëm vjen deri te zgjidhja e problemit me emrin. Kjo është diçka që nuk patëm sukses. Kjo nuk varet vetëm prej Maqedonisë, por varet edhe nga Maqedonia, u përgjigj Merkel në konferencën e djeshme të përbashkët me kryeministrin serb Aleksandar Vupiq
në Berlin në pyetjen e Dojçe Veles cilat janë pritjet e saj nga qeveria e re e Maqedonisë.

Merkel konfirmoi se më 28 gusht Berlini do të jetë organizator i konferencë së vendeve nga Ballkani Perëndimor.

“Pritjet nga konferenca janë se me to do të kontribuojmë së pari më mirë të njihemi, sepse edhe ne në Gjermani nuk dimë gjithçka, për problemet e vendeve nga rajoni. E dyta – të përforcohet bashkëpunimi në rajon, posaçërisht kur bëhet fjalë për projekt tejkufitare. Dhe gjithsesi me të të kontribuohet në afrimin e tërë rajonit ndaj Bashkimit Evropian. Ideja jonë është që çdo vit anëtare tjetër e unionit të organizojë një konferencë të tillë. Për vitin e ardhshëm është dakorduar këtë ta bëjë Austria. Domethënë se do të ketë edhe konferencë e cila do të vijojë” deklaroi Angela Merekel.

Lajme të ngjashme

Back to top button