Rikthehet të enjten shfaqja “Armiku i Popullit” në Teatrin e Tetovës (Foto)

Pas premierës në muajin tetor 2022, në Teatrin e Tetovës këtë të enjte (2 mars) me fillim në ora 19:00 përpara publikut do të rishfaqet “Armiku i Popullit”, transmeton Portalb.mk.

Armiku i Popullit në Tetovë, një qytet, ku të gjitha rrugët të çojnë tek Teatri, Teatri nuk është një gjë e rëndësishme për jetën e qytetit. Si për të kundër-thënë këtë të vërtetë të anashkaluar e të trishtë, “Armiku i Popullit” në Teatrin e Tetovës do përpiqet të flasë për gjëra me rëndësi në jetën e Tetovarëve. Kështu e përshkruan Arben Kumbaro, regjisori i shfaqjen e cila do të vihet në skenë të enjten.

Regjisori i shfaqjes, Arben Kumbaro, siç thuhet në faqen e Teatrit të Tetovës për veprën “Armiku i Popullit” e Ibsenit thotë se është mirëfilli një manifest politik në historinë e Teatrit Botëror.

“Heroi ynë në vepër, Doktor Stokman, ky tenor “par excellence” i lirisë njerëzore, kundërshtar i pakompromis i despotizmit, korrupsionit dhe amoralitetit politik është një “Maratonomak” i përmbysjeve epokale që ndodhën në Europë, në shekullin e njëzetë, një shekull ky i inspirimeve të skajshme utopike dhe skenave apokaliptike që ridimesionuan mbarë njerëzimin”, citohet të ketë thënë Kumbaro.

Vënia e kësaj vepre në skenë, në Teatrin e Tetovës ka vetëm një qëllim. Të zgjojë!

“Të vësh në pikëpyetje moralin tënd, të kesh kurajon të prishësh heshtjen dhe hipokrizinë sociale, të jesh i zoti të ndryshosh realitetin tënd, të jesh kritiku “armik” me çdo çmim ndaj padrejtësive, në çdo hapësirë të shoqërisë ku ti frymon, është një akt sublim, patriotik dhe emancipues për vendin dhe popullin tënd”.

This slideshow requires JavaScript.

Kasti i aktorëve të cilët do të ngjiten në skenë përbëhet nga: Arsim Fazlija, Blerim Ismani, Petrit Neziri, Elmedina Ahmeti, Sheqire Ilazi, Muzafer Etemi, Argjend Hasani, Berat Saliu, Sami Mustafa, Ali Qerimi, Shpëtim Beadini, Hasim Memishi- Sopi, Ermal Çanga, Bekim Jahiu, Arlind Selimi, Jetmir Arifi dhe Altrim Mamuti.

Asistent regjisor i shfaqjes është Elmir Sejfullai, skenografia nga Bilgaip KoçishteBige, kostumografia nga Medina Hoxha, kompozimi muzikor nga Blerim Qamili, performanca muzikore nga  Blerim Osmani dhe Leart Misimi, ndërsa pllakati nga Nagip IsmailiNagi.

Ndryshe, premiera e shfaqjes “Armiku i Popullit” u dha premierë me 15 dhe 21 tetor 2022.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button