Gjuri i Ronaldos nuk mbajti shumë

Cristiano Ronaldo braktisi përpara kohe seancën stërvitore të Portugalisë duke rikthyer dështimet rreth gjendjes së fizike.

Sipas informacioneve që vijnë nga Brazili, sulmuesi braktisi kompleksin stërvitor me një qese me akull në gjurin e majtë, duke hedhur hije të mëdha dyshimi vetëm pak orë pasi vetë lojtari i siguroi të gjithë tifozët për gjendjen e mirë fizike.

29-vjeçari luajti për 66 minuta edhe në ndeshjen miqësore kundër Irlandës ku u duk në formë të mirë, madje ishte vetë ai që theksoi se ndihej i gatshëm për të nisur aventurën braziliane.

Ronaldo duke përshëndetur publikun
Ronaldo duke përshëndetur publikun

Gjithsesi, seancën stërvitore ai e ndoqi nga bankina, ndërsa nuk dihet ende nëse do të zbresë në fushë për ndeshjen e parë kundër Gjermanisë në Salvador ditën e hënë.

Fituesi i Topit të Artë vuan nga problemet në gju që prej disa muajsh. Për shkak të dëmtimit ai nuk u aktivizua asnjë minutë në finalen e Kupës së Mbretit kundër Barcelonës, por u rikuperua pjesërisht për finalen të Ligës së Kampionëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button