Kovaç: Të dorëzohemi dhe të shkojmë në shtëpi

Trajneri i kombëtares kroate ishte tejet i ashpër në deklarata për referin pas ndeshjes me Brazilin të cilën e humbën me rezultat 3:1.

Niko Kovaç para mediave u shpreh se ishte tejet i dëshpëruar nga referimi skandaloz i japonezit Yuichi Nishimura , ai tha se referit do të duhej ti vjen turp për këtë lloj referimi si dhe ne kështu mund të dorëzohemi dhe të shkojmë në shtëpi.

Ai tha se ishin disa episode të cilat ndryshuan rrjedhën e lojës: Godita me bërryl e Neymarit në fytyrë të Modriçit e cila u ndëshkua vetëm me kartonë të verdhë , Penalltia e akorduar për Brazilin pas një prekje shumë të lehtë nga Lovreni me sulmuesin brazilian Fred , si dhe goli i anuluar me arsyetim të faulimit të portierit Cesar nga sulmuesi kroat Ivica Oliç.

Lajme të ngjashme

Back to top button