Qytetarët të mund t’i marrin qentë dhe macet e tyre në autobusët e NTP Shkup, kërkoi “Qyteti i gjelbër human”

Kafshët shtëpiake të mund të hipin në autobusët e NTP “Shkup”, kërkon iniciativa qytetare “Qyteti i Gjelbër Human”. Dy këshilltarët nga “Qyteti i Gjelbër Human”, Dragana Velkovska dhe Gorjan Jovanovski, para Këshillit të Qytetit të Shkupit, parashtruan iniciativë për qasje të lirë të qytetarëve me kafshë shtëpiake në transportin urban me autobus, transmeton Portalb.mk.

Nisma ishte pikë e rendit të ditës të seancës që u zhvillua të enjten, por diskutimi dhe votimi për të nuk u bë pasi u pezullua dhe do të vazhdojë më 7 mars.

“Edhe pse pika nuk arriti në rend dite, në një bisedë joformale me drejtorin e NTP-së, Aleksandar Stojkovski, është konfirmuar se do të pranohet iniciativa për transportin e kafshëve shtëpiake në autobus. Presim që të njoftohet zyrtarisht nga nadërmarrja”, thotë Gorjan Jovanovski nga “Qyteti i Gjelbër Human”.

Me iniciativë, propozohet që qytetarët me kafshë shtëpiake të lejohen për qasje të lirë në autobusë me kuti mbrojtëse të posaçme, gjegjësisht transportues për kafshët shtëpiake.

“Duke marrë parasysh nenin 168 paragrafi (2) i Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor, ku thuhet se kafshët mund të transportohen me automjet të udhëtarëve vetëm në kuti mbrojtëse të posaçme, me këtë iniciativë propozojmë ndryshimin e Vendimit për transportin e udhëtarëve në qytetin e Shkupit, i cili do t’u mundësojë qytetarëve qasje të lirë në automjetet e NTP-së me kafshët shtëpiake të mbyllura në transportues siç rregullohet me ligj”, thuhet në nismë.

Për të hyrë në fuqi kjo iniciativë, është i nevojshëm ndryshimi i nenit 99 të Vendimit për transportin e udhëtarëve në qytetin e Shkupit, në të cilin pas paragrafit (1) do të shtohet paragrafi i ri (2) i cili thotë: Çdo pasagjer ka të drejtë të marrë një kafshë shtëpiake, me kusht që në momentin e hyrjes ajo të jetë e mbyllur në një kuti mbrojtëse të krijuar posaçërisht, ndërsa shumica e këshilltarëve ta votojnë.

“Qyteti i Gjelbër Human” thotë se kjo nismë është vendosur në platformën për demokraci të drejtpërdrejtë “QytetiIm” dhe është propozimi i dytë më i votuar pas krijimit të platformës me 1668 vota “pro” dhe 31 vota “kundër”.

“Dallimi i madh mes votave “pro” dhe “kundër” tregon nevojën e madhe që një pjesë e madhe e qytetarëve t’ua mundësojnë aksesin e kafshëve shtëpiake në automjetet e NTP-së, natyrisht në përputhje me ligjet. Duke qenë se qytetarët rikujtojnë vazhdimisht dhe kanë detyrimin të jenë pronarë të përgjegjshëm, që sigurisht përfshin edhe kujdesin për kafshët shtëpiake dhe dërgimin e tyre tek veterineri kur kanë probleme shëndetësore etj., është e nevojshme që qyteti dhe ndërmarrjet publike të njohin nevojat e tyre, për t’i ndihmuar në kryerjen e detyrave të tyre dhe për të mos diskriminuar njerëzit që kanë kafshë shtëpiake, duke i penguar ata të përdorin transportin kur duan të lëvizin me kafshën e tyre, ose më mirë duke u mohuar të drejtën elementare të lëvizjes. Në situatën aktuale, kushdo që nuk ka të paktën pesëqind denarë për një udhëtim në dhe nga veterineri, thjesht vihet në gjendje të mos mund të ndihmojë kafshën e tij shtëpiake dhe t’i përmbushë obligimet themelore ndaj tij”, thuhet në arsyetimin e iniciativës së dorëzuar në Këshillin e Qytetit të Shkupit.

Nga “Qyteti i Gjelbër Human” besojnë se fakti që kafshët shtëpiake do të jenë në transportues do të parandalojë situatat e padëshiruara në vetë automjetet, gjegjësisht kontaktin e padëshiruar me kafshët nga përdoruesit e tjerë të transportit publik dhe “disa nga përdoruesit e transportit publik që përndryshe nuk kanë asnjë kontakt me kafshët mund t’i edukonte ata për natyrën e kafshëve shtëpiake.”

Aktualisht, në autobusët e NTP-së lejohet qasja e qenve shoqërues për personat me aftësi të kufizuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button