Shenjat që tregojnë se keni krijuar varësi ndaj përdorimit të internetit dhe telefonit

Është i pakontestueshëm fakti se shumë prej nesh shpenzojnë një pjesë të madhe të jetëve të tyre përpara ekranit, veçanërisht përballë telefonëve.

Një tjetër fakt i pamohueshëm është se disa prej këtyre aktiviteteve na çojnë drejt një spiraleje e cilat na merr thuajse tërë kohën, transmeton PCWorld Albanian.

Në fakt 31 përqind e të rriturve Amerikanë dhe 46 përqind e adoleshentëve thonë se janë në internet në mënyrë të vazhdueshme sipas një hulumtimi të Pew Research gjatë periudhës 2021-2022.

Sa shumë është tepër? Nganjëherë është e vështirë të dihet. Por nganjëherë përgjigja është e thjeshtë. Ishte për Jorome Yankey, një i ri ende në kolegj i cili vuri re se përdorimi i medias sociale prej tij, veçanërisht TikTok, ishte bërë problematik.

“Fillimisht fillon tu lodhë fizikisht sepse ku kalon orë të gjata duke shfletuar, mbetesh pa gjumë dhe bëhet fjalë për disa orë në ditë. Nuk po bëja asgjë tjetër gjatë kohës sime të lirë,” shpjegoi ai.

Kur ngarkesa nga fizike u bë mendore, duke i rrënuar kreativitetin dhe ndjenjat e vetëvlerësimit, ai vendosi se ka ardhur koha të heqë dorë. Dhe e bëri pa kthyer kokën pas, diçka jo e lehtë.

Yankey nuk është i vetmi. Hulumtimi i Pew Research për 2022 i adoleshentëve Amerikane gjeti se 67 përqind e tyre përdorin TikTok dhe prej tyre 16 përqind e përdornin në mënyrë të vazhdueshme. Numri i adoleshentëve që përdorin YouTube është akoma më i lartë, ose 95 përqind, ku 19 përqind e përdorin rregullisht.

A kemi krijuar varësi?

Për momentin varësia ndaj internetin nuk është një diagnoze klinike zyrtare. Ka ende shumë pyetje rreth tij nëse përdorimi i tepruar mund të konsiderohet një çrregullim i shëndetit mendor apo duhet të konsiderohet një tjetër gjendje e shëndetit mendor. Ka pyetje për mënyrën e përcaktimit të tij, matjes, testimit dhe trajtimit.

Shumica e ekspertëve bien dakord se pavarësisht nëse është varësi apo jo, shumë kohë e shpenzuar mund të ketë efekte negative, veçanërisht për fëmijët.

Dr. Michael Rich, një “mediatër” trajton pacientët e rinj me atë çfarë ai e quan përdorim problematik i medias në Klinikën për Çrregullime Interaktive Mediatike në Spitalin e Fëmijëve të Boston.

“Aty ku shfaqet problemi është kur funksionet e tyre të përditshme dëmtohen në një farë mënyre,” tha ai. “Ata nuk flenë mjaftueshëm. Hanë tepër. Mungojnë ose i zë gjumi në shkollë. Ata largohen nga miqtë e tyre.”

Ai pëlqen të qëndrojë larg modelit të varësisë.

“Ne si shoqëri përdorim termin varësi në formë përçmuese. Ne mendojmë se njerëzit e varur janë të dobët dhe kanë karakter të dobët ndërsa varësisë i qasemi si diçka që duhet ndëshkuar dhe jo shëruar,” tha ai.

Rich gjithashtu nuk mendojnë se teknologjia është shkaktarja e problemeve të pacientëve të tij, por thjeshtë i amplifikon ato. Ai ka një qasje kundër-intuitive për të ndihmuar pacientët e tij të rinj të cilët shpeshherë përballen me probleme të tjera si ankthi, çrregullim obsesiv-kompulsiv ose thjeshtë stres.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button