Në Ohër është djegur një sipërfaqe e madhe me kallamishte, zjarrfikësit mbrojtën shtëpitë nga djegia më shumë se katër orë

Ekipet e zjarrfikësve nga Ohri gjatë ditës së djeshme kanë intervenuar në dy zjarre në hapësirë ​​të hapur, transmeton Portalb.mk.

Sipas informacioneve, është djegur një sipërfaqe e madhe, në të cilën ka një numër të madh shpendësh dhe kafshësh. Gjithashtu u dogjën pemishte, ndërsa era e fortë rrezikonte edhe shtëpitë aty pranë, të cilat u mbrojtën për më shumë se katër orë.

“Autorët që ndezën zjarret duhet të ndëshkohen! Është djegur një sipërfaqe e madhe me kallamishte në të cilën ka një numër të madh shpendësh dhe kafshësh, janë djegur edhe pemishte, si dhe ekzistonte rreziku real që era e fortë të rrezikonte shtëpitë aty pranë, të cilat u mbrojtën për më shumë se katër orë! Zjarri është shuar nga ekipet tona me ndihmën e qytetarëve dhe anëtarëve të ShVKZ Entuziast Ohër-Debrëcë”, njoftojnë nga NjTKZ Ohër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button