San Antonios i buzëqeshë titulli i pestë

Skuadra nga Teksasi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës , San Antonio Spurs i është ofruar shumë pranë titullit të 5-të në histori të klubit në garat e ligës më të fortë të botës në basketboll NBA.

San Antonio e ka mposhtur bindshëm skuadrën Miami Heat me rezultat 107-86 , duke e ngritur avantazhin 3:1 në seri të takimeve Finale në Play-Off 2013/2014.

San Antonio ishte bindshëm më e mirë se rivalët Miami Heat duke i fituar tre çerekët e parë të takimit me rezultat ( 26:17 , 29:19 , 26:21) ndërsa atë të fundit e fitoi Miami me rezultat 26:29.

Vlenë të theksohet se në këtë takim Tim Duncan ka tejkaluar edhe legjendën e NBA-së , Magic Johnson në garën për double-double në histori të NBA-Play Off duke e arritur shifrën prej 158 sosh.

Basketbollistët më efikas tek skuadra e San Antonio Spurs ishin : K.Leonard me 20 pikë ,T.Parker me 19 pikë,P.Mills me 14 pikë, Tim Duncan me double-double 10pikë dhe 11 kërcime,ndërsa tek skuadra e Miami Heat më të dalluarit ishin : L.James me 28 pikë ,D.Wade me 10pikë, C.Bosh me 12 pikë.

Lajme të ngjashme

Back to top button