Kërkesa për subvencione, deri më 15 qershor

Prodhuesit e qumështit deri në datën 15 të këtij muaji mund të dorëzojnë kërkesa për mbështetje financiare për qumësht të prodhuar dhe të shitur lope, të dhenve dhe dhive në fabrikat e qumështit të regjistruara në periudhën nga 1 janari deri më 30 prill të këtij viti, përkujton Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillimin rural.

Vlera e mbështetjes financiare është 3,5 denarë për litër. Kërkesat dorëzohen në njësitë rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Lajme të ngjashme

Back to top button