Mot i ngrohtë, pasdite shi

Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira mesatare. Në orët e pasdites në pjesët veriore do të ketë
shi dhe bubullima lokale. Do të fryjë erë e dobët mesatare veriore.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 10 deri 17, ndërsa ajo e ditës prej 27 deri 34 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare, ndërsa pasdite do të ketë jostabilitet lokal me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullimë. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 15, ndërsa ajo e ditës do të ngrihet deri në 31 gradë Celsius.

Në ditët e fundjavës dhe në fillim të javës së ardhshme në pjesën më të madhe të vendit moti do të jetë jostabil me rreshje të shiut, bubullima dhe do të fryjë erë e fortë, ndërsa është e mundshme edhe paraqitje e izoluar e breshërit. Mot me vranësira dhe me reshje të rrëmbyeshme priten të dielën

Lajme të ngjashme

Back to top button