fbpx

Keni, digjet aeroporti (Video)

Një zjarr i madh që ka shpërthyer në aeroportin ndërkombëtar në kryeqytetin kenian, Nairobi, ka detyruar mbylljen e tij dhe evakuimin e pasagjerëve.

Aeroporti Jomo Kenyatta International Airport (JKIA) është mbyllur dhe pasagjerët janë evakuuar, pas zjarrit që ka shpërthyer në godinën kryesore të aeroportit.

Sipas sekretarit të kabinetit për transport në këtë vend, zjarri është ‘shumë i rëndë’.

Sido që të jetë nuk ka raporte për viktima të mundshme, ndërsa arsyet e shpërthimit të zjarrit janë ende të paqarta.

Aeroporti Jomo Kenyatta International është një nyje rajonale për Afrikën Lindore, ku zakonisht aterrojnë aeroplanët e fluturimeve të largëta, nga ku pastaj pasagjerët fluturojnë drejt vendeve të rajonit.

Lajme të ngjashme

Back to top button