Kosovë, 40 vjet burg për katër të akuzuar për përdhunimin e një 11 vjeçareje

Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi të premten me gjithsej dyzet vjet heqje lirie, katër të akuzuar për përdhunimin e një vajze 11 vjeçare vitin e kaluar në Prishtinë, raporton VOA. Në një njoftim të gjykatës thuhet se të katër të akuzuarit janë shpallur fajtor për veprat penale “dhunimi dhe për veprën penale keqpërdorim i fëmijëve në pornografi”.

“I akuzuari E.R është dënuar me 15 vjet burgim, i mituri XH.S është dënuar me8 vjet, i mituri G.R me 9 vjet dhe i mituri G.J ëme 8 vjet”, thuhet në një njoftim të gjykatës.

I akuzuari i pestë lidhur me këtë rast, është liruar nga akuzat në mungesë provash.

Përdhunimi i vajzës 11 vjeçare në Prishtinë në muajin gusht të vitit të kaluar nxiti reagime dhe protesta.

Reagimet çuan në arrestimin e 11 personave, tre prej të cilëve të mitur. Pesë persona, katër nga të cilët u dënuan të premten, u arrestuan për përdhunimin e të miturës me 27 gusht të vitit 2022 në një park të kryeqytetit, ndërsa gjashtë të tjerë u arrestuan si të dyshuar për trafikimin dhe përdhunimin e saj në muajin qershor të vitit 2022.

Ngjarja që ishte denoncuar nga familja e viktimës, u dënua ashpër nga institucionet dhe organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, të cilët tërheqin vërejtjen për numrin e lartë të përdhunimeve dhe shkallën e ulët të ndëshkueshmërisë së fajtorëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button