Limaj: Nisma nuk është fraksion i PDK-së

Fatmir Limaj, ka rrëfyer për Rubikon prapaskenat e arritjes së marrëveshjes nga blloku opozitar për krijimin e qeverisë së re të Kosovës. Ai thotë se po të mos i kishin numrat nuk do t’i hynin një aventure të tillë e cila sipas tij është brenda kornizës kushtetues të Kosovës. Ndërsa nuk ka përjashtuar mundësin që pjesë e qeverisë së re të jetë edhe Vetëvendosja.

“Nisma për Kosovës”, nuk është fraksion i PDK-së dhe le të harrojë se ne mund ti nxjerr nga kriza, ka qenë i qartë kreu i saj Fatmir Limaj kur është pyetur nëse mund të bënte koalicion me PDK-në para se të krijohet blloku opozitar.

Ish-numri dy i PDK-së, Limaj ka thënë ai dhe partia e tij e mbajnë fjalën, dhe nuk do ta tradhtojnë kurrë elektoratin e tij.

Ndonëse nuk e mohon se ka pasur sinjale nga ish-bashkëpartiakët e tij për të rënë dakord për qeverisje me ta, ai thotë se as ai e as Jakup Krasniqi që nga dita e zgjedhjeve nuk janë takuar me askënd prej zyrtareve të saj qoftë edhe privatisht

I bindur se blloku opozitar ka numrat për të krijuar qeverinë dhe marrëveshja është brenda kushtetutës, ai ka ftuar Hajredin Kucin e Arsim Bajramin që ta mbrojnë partin por deri në atë masë që mos të shkelin mbi profesionin e tyre.

“ Ne i kemi numrat dhe po mos ti kishim numrat nuk do ti hynim kësaj aventure. Edhe pa Lëvizjen Vetëvendosje ne i kemi numrat.. Zotëri Bajrami e di ndoshta me mire, ama kush i ka numrat e bënë qeverinë. Dhe unë dua të them se Kuvendi i Kosovës i ka veç 120 deputet .”

Limaj i cili thotë se nuk do të jetë pjesë e qeverisë, ka potencuar se ende nuk janë ndarë ministrit por që një gjë e tillë do të bëhet menjëherë pas certifikimit të zgjedhjeve dhe kur të hartohet planë programi qeverisës.

Ndërsa ka bërë të ditur se i nominuar i bllokut për kryeministër Haradinaj, do të ultë dhe do të bisedoj me Vetëvendosjen e Kurtit në mënyrë që edhe ata të bëhen pjesë e qeverisë se re.

Limaj i cili në këto zgjedhje mori 5,24 për qind të votave, thotë se ka arritur objektivat e subjektit të tij që ishte të jenë parti parlamentar. .

Ai thotë se janë etnitet politik i veçantë dhe ka bërë të ditur se votat më të mëdha i kanë ardhur nga Malisheva, Prizreni, Prishtina, Vushtrria, Vita dhe Drenasi.

Lajme të ngjashme

Back to top button