2 500 ukrainas të strehuar në Shqipëri

I strehuar në qendrën e pritjes për azil së bashku me nënën e tij, që prej muajit shtator të vitit të kaluar, Vladislav ka nisur edhe procesin mësimor në shkollën 9-vjeçare Vëllazërimi në Tiranë, raporton Klan.

Gjuha Shqipe nuk është aspak e lehtë për të për ta shqiptuar,  por në shkrimin e fjalëve ai ka mësuar më shpejt.

Për t’i ardhur në ndihmë integrimit sa më të shpejtë të fëmijëve ukrainas, në shkolla janë krijuar programe studimi individuale për ta.

“Në rastin e Vladislavit ka qenë shumë e vështirë pasi ai vinte nga një periudhë 6 mujore që ishte strehuar në bunker në Kharkiv dhe më pas ka ardhur në Shqipëri. Ne i kemi vendosur në dispozicion psikologë, mësues ndihmës, mësues anglishteje edhe mësuesen e klasës”, thotë Drejtoresha e Shkollës 9-vjeçare “Vëllazërimi”, Merita Prenga.

Babai i 7-vjeçarit është ende në Kharkiv, atje ku pret që të bashkohet me pjesën tjetër të familjes.

“Bashkëshorti im është ende në Ukrainë. Ne flasim përditë ne telefon me të dhe presim që të mos ketë më bombardime dhe të kthehemi në Kharkiv”, shprehet nëna e 7-vjeçarit.

Vladislavi është 1 prej 138 fëmijëve ukrainas që jetojnë në Shqipëri. Që nga nisja e sulmit rus, në vendin tonë janë strehuar 2500 shtetas ukrainas, nga 18 milionë që ka larguar lufta prej vendit të tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button