Pop diva kall Zurichun (FOTO)

Pop këngëtarja e njohur Adelina Ismaili rikthehet pas një kohe me koncerte. Së fundi ka qenë në një diskotekë në Zurich duke performuar para fansave të saj hitet e pavdekshme.

Ndonëse sezona e verës veçse ka filluar e bashkë me të edhe koncertet e shumta, Adelina Ismaili sezonin e verës e ka filluar në Zvicër, para se të kthehet në Kosovë ku do të vazhdojë me koncerte të shumta dhe të publikojë disa projekte të cilat është duke i realizuar dhe do i sjell si befasi për fansat dhe publikun shqiptarë.

Atmosfera e nxehtë që ka mbizotëruar në Zurich do të mbahet mend gjatë, pasi të pranishëm kanë qenë mbi 2000 persona, aq sa është kapaciteti maksimum i diskos Rinora4. Koncerte nuk do ketë shumë për shkak se vendet që e ftojnë atë duhet të plotësojnë disa kushte teknike që Adelina të performojë në ato vende.

Lajme të ngjashme

Back to top button