Aplikacionet që ju ndihmojnë të ndiqni Kampionatin Botëror

Kompani të ndryshme për ti paraprirë Kampionatit Botëror Brazil 2014 kanë krijuar aplikacione, të cilat do të mbajnë të informuar në kohë reale përdoruesin për skuadrën dhe lojtarin e tij të zemrës.

Një kompani e gjendur në Berlin ka krijuar një aplikacion për Kupën e Botës 2014 për iPhone, Android dhe Windows, i cili ju mundëson përdoruesve informimin mbi rezultatin, lojën si dhe ecurinë e lojtarëve dhe skuadrave që përdoruesit kanë zgjedhur të ndjekin. Përdoruesit mund të zgjedhin një skuadër dhe më pas aplikacioni do ju shfaqë statistika mbi ndheshjet dhe mbarëvajtjen e kësaj skuadre.

Fansat e futbollit në SHBA mund t`i shikojnë të gjitha ndeshjet live në telefonat e tyre nëpërmjet aplikacionit WatchESPN, ndërsa ata në Kanada nëpërmjet aplikacionit CBC 2014. FIFA gjithashtu ka një aplikacion të sajin, i cili mundëson për përdoruesin rezultatet e ndeshjeve, informacione, foto dhe video.

Lajme të ngjashme

Back to top button