RMV, do të kenë të drejtë të refuzojnë detyrën nëse gjykojnë se është në dëm të pacientit: Përgatitet ligji për infermierët dhe akusherët

Pikërisht katër vjet pasi Venko Filipçe gjatë ministrimit të tij kishte paralajmëruar se do të futet në ligj veprimtaria e infermierëve, tashmë është hartuar projektligji për infermierët dhe akusherët, transmeton Portalb.mk.

Qëllimi i këtij ligji është të rregullojë kushtet për kryerjen e veprimtarisë shëndetësore të infermierëve dhe akusherëve, kushtet dhe procedurën për fitimin e kualifikimeve për ushtrimin e profesioneve të infermierëve dhe akusherëv, zhvillimin e vazhdueshëm profesional të infermierëve dhe akusherëv me qëllim të monitorimin dhe zbatimin e njohurive të reja në mjekësi në fushën e kryerjes së kujdesit shëndetësor dhe akusherisë dhe avancimin e njohurive dhe aftësive praktike të infermierëve dhe akusherëve, si dhe kontrollin e cilësisë dhe mbikëqyrjen profesionale mbi punën e infermierëve dhe akusherëve.

Qëllimi i miratimit të ligjit për infermierët dhe akusherët është harmonizimi i legjislacionit tonë me atë evropian dhe funksioni kryesor i tij do të jetë sipas kualifikimeve dhe kompetencave për të gjetur një vend pune në bazë të arsimit, përvojës dhe stazhit.

Vitet e fundit ka pasur reagime të mprehta për faktin se një numër i madh personash me vetëm një vit studim me kohë të pjesshme kanë marrë diplomën e arsimit të mesëm-infermieri apo akusheri, e cila është krejtësisht e pamjaftueshme për të ofruar shërbim shëndetësor cilësor për pacientët dhe ka nevojë për një periudhë edhe më të gjatë për të qenë nën kontroll të plotë dhe për t’u ndihmuar në kryerjen e detyrave të punës. Ky ligj synon të rregullojë pikërisht këtë dhe të vendosë theks të veçantë në nivelin e arsimit, i cili është theksuar detajisht në nenet 5 dhe 6 të ligjit.

Infermierët dhe akusherët kanë të drejtën dhe detyrimin për zhvillim të vazhdueshëm dhe të përhershëm profesional me qëllim të ruajtjes dhe përmirësimit të cilësisë së kujdesit shëndetësor dhe nevojave të pacientëve/individëve. Përmirësimi i vazhdueshëm dhe i përhershëm nënkupton rinovimin e njohurive të fituara dhe adoptimin e njohurive, aftësive dhe qëndrimeve të reja në përputhje me arritjet dhe njohuritë më të fundit në fushën e kujdesit shëndetësor, paliativ dhe akusher dhe kryhet duke marrë pjesë në seminare profesionale, trajnime, konferenca dhe tubime të tjera profesionale. Programet e zhvillimit të vazhdueshëm profesional të përcaktuara nga Oda e infermierëve dhe akusherëve janë të hapura për infermierët dhe akusherët e sektorit publik dhe privat në të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor.

Ligji parashikon gjithashtu se infermierja dhe akusherja ka të drejtë të refuzojë punën ose një detyrë për të cilën ajo nuk është e kualifikuar profesionalisht, nuk ka pajisjet e duhura dhe nuk respekton protokollet në fuqi dhe që, sipas mendimit të saj profesional, mund të jetë e dëmshme për  pacientin.

Në rast se pacienti refuzon një procedurë të përshkruar ose refuzon të marrë terapinë e përshkruar, infermierja ose akusherja është e detyruar të njoftojë pa vonesë, gjegjësisht menjëherë ta njoftojë mjekun përgjegjës të rastit, përkatësisht terapisë, ndërsa në mungesë të tij dhe më së voni në afat prej një ore nga refuzimi i procedurës së përcaktuar, përkatësisht terapisë, mjeku përgjegjës i turnit duhet të njoftojë me shkrim përgjegjësin e njësisë së brendshme organizative ku është hospitalizuar pacienti.

Për nevojën e një ligji të tillë flitet me vite dhe sipas disa infermierëve, ai tani po përgatitet kur sistemi shëndetësor është në prag të kolapsit të plotë dhe kur mijëra punëtorë nga ky staf profesional praktikisht po largohen nga Maqedonia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button