Qeveria e Maqedonisë së Veriut mori borxh dhjetëra miliona euro për të investuar në gjashtë hidrocentrale
Ministria për Financa ka njoftuar që ka siguruar 36.2 milionë euro për të investuar në revitalizimin e gjashtë hidrocentraleve, me qëllim rritjen e prodhimit të energjisë elektrike vendase, transmeton Portalb.mk.
“Mjetet janë siguruar me hua në vlerë prej 25 milionë eurove nga Banka Zhvillimore KfV, 11.2 milionë euro nga granti i BE-së nga ËBIF-ja dhe 0.2 milionë euro nga Qeveria e Gjermanisë”, raportoi Ministria.
Ministria sqaroi që ky investim do të realizohet për dy vjet.
“Ai do të përfshijë rivitalizimin e gjashtë hidrocentraleve të mëdha (HEC Vrutok, HEC Vërben, HEC Raven, HEC Tikvesh, HEC Shpilje dhe HEC Gllaboçica) që sigurojnë midis 20% dhe 30% të prodhimit të përgjithshëm të energjisë elektrike në vend. Me këtë investim, fuqia e tyre e instaluar do të rritet për 13.5 MË shtesë, ndërsa prodhimi i energjisë elektrike do të rritet për rreth 47.5 GËh në nivel vjetor”,vlerësoi Ministria.