Qeveria dhe Kuvendi të heqin dorë nga emërimet partiake, thuhet në analizën për sfidat kundër korrupsionit

Qeveria dhe Kuvendi duhet të heqin dorë nga emërimi i kuadrove në bazë partiake dhe të mundësojë proces cilësor të formulimit të qëllimeve të ardhshme kundër korrupsionit dhe politikave. Kjo mes tjerash thuhet në Analizën e hartuar nga Instituti për Demokraci “Societas Civilis” të titulluar “Antikorrupsioni 2030: Forsyth analizë e sfidave aktuale dhe të ardhshme”, në të cilën janë identifikuar dy skenarë të përgjithshëm, ku në RMV mund të ketë klimë të favorshme për zbatimin e reformave në fushën e antikorrupsionit dhe anasjelltas, shkruan Portalb.mk.

“Nevojitet investim i gjerë në shumë institucione. Vullneti politik demonstrohet nëpërmjet investimit të përgjithshëm në përmirësimin e integritetit të institucioneve. Ky investim nënkupton investim në njerëz dhe resurse të institucioneve, por njëkohësisht edhe t’i jepet mundësi kuadrit udhëheqës që t’i udhëheqin institucionet në mënyrë të pavarur”, thuhet në analizë.

Analiza, përgjegjësinë e lokalizon te Qeveria dhe Kuvendi.

“Qeveria duhet të gjejë mënyrë që të heqin dorë nga emërimi në bazë të përkatësisë partiake dhe të mundësojë proces cilësor në formulimin e qëllimeve të ardhshme kundër korrupsionit dhe politikave. Është detyrë e Kuvendit që t’i mbrojë institucionet duke u mundësuar resurse dhe ligje cilësore sipas të cilave ato duhet të veprojnë. Megjithatë, sipas të gjitha gjasave, më e rëndësishme në këmbim për atë, nëpërmjet mbikëqyrjes të jetë korrigjues i vazhdueshëm i punës së institucioneve duke vendosur qëllime të qarta dhe pritje për sukseset në luftën kundër korrupsionit”, thuhet në analizë.

Misha Popoviq, udhëheqës i Qendrës për Qeverisje të Mirë në Institutin për Demokraci, prezantoi analizën duke theksuar se qëllimi i analizës së largpamësisë është të inkurajojë të menduarit për situatat e ardhshme, të cilat mund të jenë të afërta sot, por mund të jenë të rëndësishme në të ardhmen e afërt.

“Në planifikimin strategjik ne shpesh e neglizhojmë këtë nevojë, ndaj nisemi nga problemet aktuale dhe të kaluara. Për shkak se e ardhmja është e paparashikueshme, ne duam të punojmë me atë që dihet ose e mundshme. Rezultati është se ne shpesh kapemi në befasi nga mënyrat e reja në të cilat korrupsioni mund të shfaqet dhe të bëjë dëm. Por detyra e atyre që marrin vendime është të mendojnë për të paparashikueshmen, atë që është e mundur, pavarësisht nëse mund të themi se është e mundshme”, shtoi Popoviq.

Në dokument thuhet se, shpeshherë shteti dhe institucionet nisen prej sfidave të mëhershme dhe aktuale, kështu që zhvillimin e bazojnë në atë që tanimë është manifestuar si problem.

Në analizë janë të përmendura dy skenarë, njëri me rrethana pozitive, ndërkaq tjetri me rrethana negative për zbatimin e reformave në fushën e antikorrupsionit.

Skenari pozitiv:

Si rrethanë pozitive merren ndalimi i konflikteve ndërkombëtare, para se gjithash Lufta në Ukrainë; rimëkëmbja ekonomike e Evropës dhe Ballkanit Perëndimor; Fokus i BE-së ndaj zgjerimit, bashkëpunim i zgjeruar rajonal dhe në nivel të institucioneve, tërheqje e kuadrit. Rrethanë e favorshme do të ishte edhe nëse sektorët e zhvillimit tërheqin kapital të dyshuar; transformimi digjital do të ishte i suksesshëm dhe elementet kundër korrupsionit do të vendoseshin në shërbimet digjitale; do të kufizohej përdorimi i teknologjisë “Bllokçejn” i cili është kërcënim për pronësi dhe kapital transparent. Klimë e favorshme për të luftuar korrupsionin në vitin 2030 do të ishte edhe lehtësimi i polarizimit politik për shkak të rrugës së qartë evropiane të shtetit, e cila do të nxittë sukses në reformat në gjyqësor.

Skenari negativ:

Ana tjetër e medaljes, se cilat do të mund të ishin rrethanat negative për zbatimin e reformave për luftimin e korrupsionit, janë skaji tjetër i situatave të klimës së favorshme.

Gjegjësisht, lufta në Ukrainë ende nuk ka mbaruar, gjendja ekonomike në Evropë dhe Ballkanin Perëndimor është rënduar, ndërkaq fokusi i BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor në vend të zgjerimit, do të fokusohet në largimin e konflikteve. Klimë e pafavorshme për luftën kundër korrupsionin, do të ishte nëse në vitin 2030, do të vazhdojë trendi i largimit të tyre, në vend kthimit; transformimi do të ishte i ngadaltë dhe nuk do t’i kushtohej vëmendje integritetit të shërbimeve digjitale dhe do të vazhdonte përdorimi i teknologjisë “Bllokçejn”.

Gjithashtu, klimë e pafavorshme do të ishte që polarizimi politik në vend do të rritej për shkak të padrejtësisë në rrugën drejt BE-së, ndërkaq dobësitë në rrugën drejt BE-së do të sillnin disfatë në reformat në gjyqësor.

Analizën e plotë mund ta lexoni: KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button