Apel: Të mbyllet restoranti, nuk mund të varrosim me muzikë!

Po merr hov iniciativa për mbylljen e restorantit“Teleferiku”- ELEM në Tetovë. Pak ditë pasi në Portalb rastin e zhurmës së pakontrolluar të tij e lajmëruan banorët e vendit, të njëjtët thonë se mbledhja e nënshkrimeve shkon shumë mirë dhe se deri më tani janë mbledhur mbi një mijë.

“Të premten do të kërkojmë mbështetje më të madhe edhe nëpër xhami” thotë për Portalb, Albert Rufati i cili me indinjatë flet muzikën me zë të lartë që gjatë gjithë verës nuk i lë të flenë banorët e lagjes “Çarshia e Epërme” madje jehona natën arrin deri në fshatin Gajre.

Vendi ku gjendet restorant Teleferiku ELEM
Vendi ku gjendet restorant Teleferiku ELEM

“Ai restorant është në vend të gabuar dhe bëj apel që mos të rezervojnë dasmat në atë restorant. Është vend varrezash e cila prish dhe ceremoninë e varrimit!” thotë Rufati.

Nënshkrimet e mbledhura
Nënshkrimet e mbledhura

I kontaktuar nga Portalb, imami i xhamisë ‘Muharemçe’, Shafi Ajdini thotë se lokali në fjalë është në vend të vakëfit dhe e shfrytëzon ELEM.

“Lerë që nuk mund të flenë banorët por më e keqja nga është se ne hasim në probleme në momentet e varrimit , na ndodh që gjatë kohës së ceremonisë së varrimit, gjatë leximit të Kuranit nuk dëgjon një metër afër personin që e ka nga muzika e dasmës në atë vend” shprehet Shafi Ajdini.

Fjalët e tij i përkrah Rufati dhe banorët e tjerë duke apeluar deri te bordi udhëheqës i kompanisë ELEM ta shqyrtojë problemin që e shkakton restoranti përgjatë sezonit veror duke prishur rendin dhe qetësisë publike përreth kësaj lagjeje.

Policia: Banorët zyrtarisht nuk e kanë paraqitur rastin

Vite më parë dhe jo gjatë vitit të kaluar në bazë të të dhënave që disponon sektori për punë të brendshme në Tetovë, në mënyrë zyrtare nuk ka asnjë rast të paraqitur për prishjen e qetësisë publike në dhe përreth objektit për të cilën bëhet fjalë. Kështu shprehet për Portalb, zëdhënësi i policisë, Marjan Josifoski.

“Duke pasur parasysh se gjatë sezonit të verës ka edhe dasma dhe solemnitete të tjera familjare, pjesëtarët e SPB-së do ti vizitojnë të gjithë restorantet dhe t’ua tregojnë të gjitha masat ligjore për prishjen e rendit dhe qetësisë publike, qofshin ato me muzikë të lartë, të shtëna me armë zjarri apo me fishekzjarrë. Kontrollet gjatë ditëve të ardhme do të shtohen edhe më shumë dhe nuk do të lejohet që të prishet rendi dhe qetësia publike.” tha Josifoski duke theksuar se në veçanti gjatë verës në fokus do të jenë objektet hotelerike, sallonet e dasmave dhe kafiteritë të cilët gjenden në përdhesen e ndërtesave të banimit ose objektet  tjera publike dhe private.

Komuna: Kërkojmë firmë që do mat zhurmën

Nga Komuna për Portalb thanë se janë në kërkim të një firme e cila mat lartësinë e zhurmës që më pas të veprojnë.

“Komuna e Tetovës është në procedurë të kontraktimit të firmës që bën matjen e fotometrisë,  për të kontrolluar nivelin e zhurmës në lokalet e qytetit  dhe për të ndërmarrë masa ligjore që janë në kompetencat e saja” tha për Portalb, Lume Hyseini nga sektori për informim në Komunën e Tetovës.

Pronari i restorantit “Teleferiku”- ELEM, ende mbetet i pakapshëm për redaksinë tonë.

Lajme të ngjashme

Back to top button